Një raport pozitiv i BE-së për Kosovën që u nxi vetëm për fajin e qeverisë së korruptuar të Avdullah Hotit

Një raport pozitiv i BE-së për Kosovën që u nxi vetëm për fajin e qeverisë së korruptuar të Avdullah Hotit
Një raport pozitiv i BE-së për Kosovën që u nxi vetëm për fajin e qeverisë së korruptuar të Avdullah Hotit

Muhamet Kelmendi

  • 26 February 2021 - 18:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Qeveria e tashme në ikje mori një vlerësim të pritur kritik nga BE. Çdo kush në Kosovë e din se në sistemin juridik dhe në organet e luftimit të krimit ka vartësi totale politike. Dhe, kjo mundë dhe duhet të ndryshohet vetëm me një ligj mbi spastrimin e organeve të tilla, që ne e quajmë VETTING. Pa këtë kurrë ky sistem nuk e merr rrugën e mbarë dhe nuk shndërrohen në organe ligjore. Veprimi me lidhje dhe konform ligjit kërkon kuadro të përgatitur dhe profesionale, të guximshëm dhe të pa frikësuar nga presionet e kërcënimet. Por mbi të gjitha kërkohet që njerëzit të ikin nga interesat individuale dhe të pasurimit jashtë rrugës ligjore. Tash pagat në prokuroritë e Kosovës janë jashtëzakonisht të larta. Edhe gjyqtarët paguhen shumë mirë.

Në kumtesën e fundit të Parlamentit Evropian, dhe në vetë platformën-raportin e votuar për Kosovën, shihen shumë vlerësime pozitive dhe mirënjohje për të arriturat e Republikës së Kosovës. Është pozitiv fakti që po në këtë dokument dhe në kuadër të kësaj bëhet thirrje për njohjen e Republikës nga 5 vendet që nuk e kanë njohur dhe kërkohet edhe nga Serbia që ta njeh Kosovën si shtet sovran. Në këtë anë përcaktohet edhe rruga drejtë integrimeve në Bashkësinë Evropiane. Mirëpo këtu ka edhe kritika të ashpra kryesisht ndaj sistemit juridik dhe ndaj organeve që janë të thirrura me ligj e kushtetutë për luftimin e krimit dhe të korrupsioni në vend. Në kumtesë u vlerësua se këto organe janë tipikisht të politizuara dhe me ashpërsi dhe me vartësi totale nga pushteti dhe politika. Këtu u kritikua edhe vendimi për ndalimi e punës së Taks Forcës.

Në një të dhënë të publikuar mbi të ardhurat e prokurorëve në Kosovë( disa ishin me emra) del se në Prokurorin qendrore të Kosovës shkonin të ardhurat nga 2500 deri në 3500 Euro në muaj. Ku ka në Ballkan këso të ardhurash? Në asnjë vend. Kështu është edhe në gjykatat, në Gjykatën e Apelit, në atë Supreme e në Gjykatën Kushtetuese. Kudo të ardhurat janë mbi 2000 Euro. Së këndejmi vërehet se kuadri i tillë vuan nga psikika e sëmurë dhe jo nga mos pagesat nga shteti. Të kesh të ardhura mbi 2000 a 3000 Euro dhe mos të zbatosh në përpikëri ligjin është sëmundje e ashpër që dërgon në kënetë sistemin dhe të drejtën. Këtu vjen në shprehje vetëm VETTING-u. Ky mekanizëm bënë spastrimin dhe krijon sistem të ligjshëm juridik. Dhe kjo masë duhet të vazhdojë edhe te organet tjera, kudo në pushtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".