Çka është mjaft...mjaft, miqtë ndërkombëtar por dhe qytetarët e Kosovës kërkojnë shtet të së drejtës dhe luftim pa kompromis të krimit e korrupsionit

Çka është mjaft...mjaft, miqtë ndërkombëtar por dhe  qytetarët e Kosovës kërkojnë shtet të së drejtës dhe luftim pa kompromis të krimit e korrupsionit
Çka është mjaft...mjaft, miqtë ndërkombëtar por dhe  qytetarët e Kosovës kërkojnë shtet të së drejtës dhe luftim pa kompromis të krimit e korrupsionit

Ali Hertica

  • 27 February 2021 - 13:15

Shkruan: Ali Hertica

Qytetarët e Kosovës, por edhe faktori ndërkombëtar, BE dhe e SHBA-ja, janë jetësisht të interesuar që me çdo çmim kriminelët dhe shkelësit e tjerë të ligjit të përballen me drejtësinë dhe të dënohen në mënyrë meritore. Vazhdimi i kësaj gjendjeje ku individë dhe grupe të caktuara janë mbi ligjin nuk duhet të tolerohen tutje se pse kjo tolerancë e shkatërron shtetin dhe ia ngulfat mundësinë e zhvillimit ekonomik, pasuron shtresat sunduese klienteliste të lidhura me krimin e organizuar dhe kështu shteti e rimerr epitetin e një shteti të sunduar nga krimi i organizuar.

-Me fakte, dhe jo me recepcione, po dëshmohet në vazhdimësi se Kosova është duke dështuar në ndërtimin e shtetit efikas të së drejtës, që për pikësynim kryesor duhet të ketë luftimin maksimal dhe parandalimin e krimit dhe të korrupsionit. Këtë standard, kriter, për të ju bashkuar Kosova familjes evropiane po e kërkojnë me insistim në vazhdimësi SHBA-të dhe BE-ja, që në mënyrë konsistente ua kanë tërhequr vërejtjen organeve të drejtësisë që të merren me rastet e profilit të lartë. Mirëpo ky veprim nuk ka ndodhur gjer më tani, dhe as nuk pritet të ndodhë me këtë sistem të drejtësisë të brishtë e të ngulfatur.

Kjo vërejtje deri më sot nuk është përfillur dhe gjendja po vazhdon të përkeqësohet në fushën e sundimit të Ligjit. Kjo u vlerësua me notë negative dhe u përcoll me shqetësim edhe në Raportin e parlamentit Evropian për Kosovën, ku u theksua me shqetësim shuarja e task forcës Antikorrupcion në kuadër të policisë së Kosovës. Dy qendrat kryesore të vendosjes që kanë rol vendimtar për të ardhmen e Kosovës, SHBA dhe BE-, kanë investuar shumë mund, dije e para që të ju vijnë në ndihmë institucioneve të drejtësisë kosovare, që ta reformojnë dhe ta shkëpusin nga ndikimi i individëve të fuqishëm të cilët vazhdimisht kanë qenë pjesë e pushteteve në Kosovë, por kapja e thellë e sistemit nga politika e ka pamundësuar arritjen e një objektivi të tillë.

Shtetet mike të Kosovës u kanë lënë deri më tani kohë institucioneve që ta dëshmojnë veten, mirëpo gjendja ka mbetur e tillë, në një krizë të thellë, për çka edhe qytetarët e Kosovës kanë arritur në kulmin e zhgënjimit, pasi sytë dhe shpresat e tyre kanë qenë në drejtim të institucioneve të drejtësisë. Se në çfarë situatë gjendet sundimi I ligjit në raport me kapjen e shtetit nga krimi e korrupsioni, këtë më së miri e dëshmuan dy rastet e fundit ta aferave në institucionet e shtetit të Kosovës, sikur që ishte vjedhja spektakulare e 2.1 milion euro nga arka e shtetit dhe së fundi zbulimi I grupit kriminal në Ministrinë e Bujqësisë që ka abuzuar, zhvatur buxhetin për subvencionim të zhvillimit të këtij sektori me rëndësi vitale për shteti, Prandaj duke u bazuar në rastet e njëpasnjëshme të aferave korruptive që po zbulohen, kurse aktorët e tyre po amnistohen dhe nuk po ndëshkohen, nuk ka shpresë të hapjes së rrugës për perspektivën evropiane të shtetit të ri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".