Godet ish eprori i lartë I UÇK-së: Hashim Thaçi është tradhtar,  do të lirohet nga Gjykata Speciale por do të ndiqet e ndëshkohet nga populli dhe drejtësia kosovare

Godet ish eprori i lartë I UÇK-së: Hashim Thaçi është tradhtar,  do të lirohet nga Gjykata Speciale por do të ndiqet e ndëshkohet nga populli dhe drejtësia kosovare
Godet ish eprori i lartë I UÇK-së: Hashim Thaçi është tradhtar,  do të lirohet nga Gjykata Speciale por do të ndiqet e ndëshkohet nga populli dhe drejtësia kosovare

Naim Miftari

  • 27 February 2021 - 14:32

Ish-eprori i lart i UÇK-së, njëherit edhe ish-agjenti i SHIK-ut, e pjesëtar i policisë së Kosovës. Naim Miftari pohon se fare lehtë mundë të ndodhë që sh-presidenti Hashim Thaçi të lirohet nga akuzat e ngarkuara  në  Gjykatën Speciale, por në Kosovë  nuk ka përse të kthehet sepse do ta pret një proces tjetër i përndjekjes për tradhti kombëtare e shtetërore ndaj vendit Miftari këto pohime i bënë publike  në një postim në Facebook, duke  thënë se Thaçi kurrsesi  nuk mund t’i ik përgjegjësisë për pastrin etnik të shqiptarëve në pjesën e veriut të Mitrovicës.

Sipas Miftarit qëllimi i Thaçit ishte që me insistim të Stanishiqit të krijohen kushte  paraprake për ndarje dhe që Serbisë t’i jepet veriu i Kosovës I zbrazur nga shqiptarët me kohë.

 Postimi i plotë:

Akti i DGSE-UDB dhe SHIK-ut i datës 2 shkurt 2000 Mitrovicë

Shumë lehtë ndodh pas disa viteve Hashim Thaçi lirohen nga akuzat e Gjykatës Speciale në Hagë, por në Kosovë herët a vonë do ta pret një proces shumë më i rënd dhe i papërshtatshëm H. Th mbi tradhtinë ndaj vendit!

Në asnjë variant të shpjegimit Hashim Thaçi nuk mundet të i ik përgjegjësisë dhe fajësisë për këtë masakër dhe pastrim etnik kundër shqiptarëve në veriun e Mitrovicës, që në koordinim të plot me DGSE shërbimin sekret ushtarak francez dhe UDB shërbimin sekret Serb kanë planifikuar dhe kanë bashkëvepruar bashkë për ta lan veriun e Kosovës pa shqiptar.

Qëllimi final pas regrutimit të Hashim Thaçit edhe nga DGSE shërbimi sekret Francez me insistim të Ivica Stanishiqit shefit të UDB Serbe përgatitja e planifikuar nga 1999 të krijohen kushtet që Serbisë ti jepet veriu i Kosovës

Hashim këto viktima të shqiptarëve të vrarë, dhjetëra mijëra të ndjekur të rrahur dhe të plagosur e torturuar kanë me të ndjekë deri në varr!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".