E pa turpshmja Valdete Daka po i dëshiron dhe nuk i kundërshton remitencat, por është duke shkelur keq dhe kriminalisht mbi votat e diasporës

E pa turpshmja Valdete Daka po i dëshiron dhe nuk i kundërshton remitencat, por është duke shkelur keq dhe kriminalisht mbi votat e diasporës
E pa turpshmja Valdete Daka po i dëshiron dhe nuk i kundërshton remitencat, por është duke shkelur keq dhe kriminalisht mbi votat e diasporës

Ragip Guraziu

  • 28 February 2021 - 07:41

Shkruan: Ragip Guraziu

Votat e diasporës, sikurse në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Edhe në këto zgjedhje, janë bërë faktori kyq i lëvizjes përpara të alternativë së re politike për ndryshime dhe për ndëshkimin e së kuruarës kriminale në politike bërjen e shtetit. Kjo lëvizje pozitive ka barë që të qartën të korruptuarit, të bëjnë gjithçka për ta devalvuar në masë votën që në këto zgjedhje erdhi fuqishëm dhe në mënyrë shumë masive nga diaspora kosovare-shqiptare. Në KQZ u vlerësuan dhe u refuzuan numër tepër i madh i votave, humbën së pakut edhe 5-6 deputet potencial, sikur të pranoheshin të gjitha votat.

Kundër kësaj mënyrë të vlerësimit dhe refuzimit të votave ka reaguar jo vetëm fituesi i zgjedhjeve LVV-Lista Vjosa Osmani por edhe OJQ që mbështetë diasporën “Germin”, duke e cilësuar injorimin e kësaj vote shkelje serioze të së drejtës kushtetuese të qytetarëve të Kosovës që të votojnë për institucionet e shtetit të tyre. Shtrohet pyetja; Pse po i frikësohet kaq shumë kupola e KQZ-së e kryesor nga Valdete Daka dhe e dominuar nga anëtar të partive politike që e humbën pushtetin në zgjedhjet e fundit, votës masive të diasporës, duke bërë çmos që të gjejnë arsye dhe fakte për të zhvlerësuar dhe hedhur të pa vlefshme votat e bashkëqytetarëve tonë në diasporë të hedhura për zgjedhjet e 14 shkurtit. E pa turpshmja Valdete Daka po i dëshiron dhe nuk i kundërshton remitencat, por është duke shkelur keq dhe kriminalisht mbi votat e diasporës

A mos vallë është pikërisht bindja se kjo votë do të sjell përmbysje akoma më të madhe të rezultatit të zgjedhjeve për ish pushtetarët, dhe ngritje akoma më të dukshme për lisën LVV-Vjosa Osmani, ajo arsye e vetme që po e detyron KQZ-n të kontrolluar nga nëntoka e partive ish pushtetarë që të mos i pranon në masë kaq të madhe votat e diasporës shqiptare.

Siç po thuhet, sipas raportimeve të fundit zyrtare nga KQZ në fazën e vlerësimit janë 43 mijë pako me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë nga të cilat thuhet se janë aprovuar aprovuara 48 mijë e 725 zarfe me fletëvotime, si dhe 18 mijë e 766 zarfe janë të refuzuara. Kundër kësaj mënyrë të vlerësimit dhe refuzimit të votave ka reaguar jo vetëm fituesi i zgjedhjeve LVV-Lista Vjosa Osmani por edhe OJQ që mbështetë diasporën “Germin”, duke e cilësuar injorimin e kësaj vote shkelje serioze të së drejtës kushtetuese të qytetarëve të Kosovës që të votojnë për institucionet e shtetit të tyre.

Duke bërë lojëra të tilla të pa sinqerta e kundër kushtetuese, shtrohet pyetja dhe dilema : a mos jemi kah shkojmë një rruge pa fund, që deri Vitin e Ri, mos të mundemi t'i formojmë institucionet e tona, derisa e gjithë Serbia në këmbë për të na sabotuar, penguar e shantazhuar, kur kemi fjalimin apo bisedimet Vuçiq Lista Serbe që sipas Vuçiqit Serbia do ta provokon përsëri shtetin e Kosovës, do të hapë rrugë të reja -korridore për serbet edhe brenda Kosovës do të fillon nga Jarinja me autostradat deri shpi për shtëpi të serbëve. Të gjitha këto lojëra që po bëhen për inatet politike brenda shtetit tonë, po i shfrytëzon Serbia, dhe tani po shihet ku jemi ne dhe ku janë ata sot. Ata po e shfrytëzojnë mentalitetin tonë të brishtë dhe politiko maninë e pa pjekur mu në kohën e pa duhur dhe të dëmshme për shtetin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".