Në pritje të formimit të Qeverisë Kurti, vjen mbështetje e fuqishme ndërkombëtare në planin politik strategjik dhe të zhvillimit ekonomik

Në pritje të formimit të Qeverisë Kurti, vjen mbështetje e fuqishme ndërkombëtare në planin politik strategjik dhe të zhvillimit ekonomik
Në pritje të formimit të Qeverisë Kurti, vjen mbështetje e fuqishme ndërkombëtare në planin politik strategjik dhe të zhvillimit ekonomik

Arsim Haziri

  • 28 February 2021 - 12:25

Shkruan: Arsim Haziri

Faktorët evropian dhe ndërkombëtar, gjithnjë kanë bërë thirrje për qeveri legjitime dhe transparente, duke i dhënë rëndësi maksimale sundimit të ligjit, si një ndër shtyllat bazike në funksionimin e shtetit të së drejtës. I tillë ishte edhe thirrja e ambasadorit amerikan Kosnet, ku partisë fituese ia vendosi detyrimin emergjent për themelimin e qeverisë, si dhe misionin e shenjtë që ajo duhet ta ndjekë, trajtimin e gjendjes me seriozitet të lartë, duke e nënkuptuar rritjen dhe implementimin e drejtë ligjor në funksion të zhvillimit ekonomik.

Legjitimiteti i thënë dhe dhënë më 14 shkurt, duhet të shndërrohet në përgjegjësi më racionale, në përgjegjësi më të drejtë për nevojat që realisht janë në rritje. Kosova përmes qeverisjes së re, duhet të transformojë logjikën e të bërit politikë, duke vepruar kështu arrin ta shkëpusë vendin nga imazhi negativ që e ka fituar në të kaluarën. Kosova aktualisht konsiderohet shtet ku funksionojnë në mënyrë të vazhdueshme dukuritë negative, përfshi në shkallë të lartë korrupsionin dhe integrimin e besueshëm të klientelizmit në institucionet e shtetit. Kosova tashmë ka mundësinë për ta luftuar të keqen dhe për tu trajtuar dinjitetshëm, sepse e ka fjalën e popullit të artikuluar më 14 shkurt, dhe gjithë kjo peshë popullore duhet të përkthehet në reformim politiko-institucional. Qytetarit i nevojitej një rritje të standardit jetësor, në kuptimin e një ekonomie funksionale ku klientelat dhe funksionimi i tyre të merr fund së operuari, mbase kjo konsideroj se është edhe justifikimi pse partitë e paprovuara janë zgjedhur për t'u mbështetur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".