Maloku: Z. Lajçak ju jeni person i pa dëshirueshëm për Kosovën!

Maloku: Z. Lajçak ju jeni person i pa dëshirueshëm për Kosovën!
Maloku: Z. Lajçak ju jeni person i pa dëshirueshëm për Kosovën!

Fadil Maloku

  • 01 mars 2021 - 07:06

Shkruan: Fadil Maloku 

Sociologu i mirënjohur dhe profesori universitar,  Fadil Maloku, ka reaguar lidhur me  vizitën e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, në Kosovë, duke e konsideruar atë si të pa dëshirueshëm për shkak të  pozicionimit të deritashëm në favorin e Serbisë dhe për kompromis në dëm të shtetit të Kosovës.

 1. Nëse me “kompromis” (padyshim të dhimbshëm për Kosovën!) që është kah e përdorë njeriu që po viziton sot Prishtinën, nënkuptojmë ndryshimet kushtetuese në Serbi( ku ajo nga Preambula e saj duhet ta heq gravitimin e termit Kosovë në përbërjen të Serbisë) dhe në Kosovë (ku ajo do ta suspendonte mendimin e Gjykatës Kushtetuese për 23 shkelje ligjore që i kishte shkaktuar nënshkrimi i Isa Mustafës, në Bruksel në vitin 2015), atëherë Kosova duhet t’i thotë JO te madhe kësaj forme dhe përmbajtje “kompromisi” lajçakiane!

2. Sepse, Kosova mjaft ka bërë “kompromise”; 3% të serbëve të Kosovës sot duke iu falënderua Hashes dhe Isës, tash veç po kontrollojnë dhe menaxhojnë 9 Komuna apo 25%-30% të territorit; po ashtu, 3% të serbëve të Kosovës, me Projektin ahtisarian veç e kanë të fituar të drejtën e “vetos”. Ku as edhe një presje e vetme e Kushtetutës nuk mund të ndryshohet, pa e bërë ata aminin (paramendoni; Lista “Srpska”, në fakt Qeveria e Serbisë?!);

3. Tash nëse bëhet “kompromisi” pasues lajçakian (për mos me thënë bukfalisht Vuçiçian!) pra, të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, atëherë; i bie që Serbia me 3% serb ta kontrollon edhe DE JURE përmes Zajednicës 25%-30% të territorit të gjithmbarshëm; i bie po ashtu që Serbia përmes “kalit të Trojës” (Lista “Srpska”) pra me implementimin e Asociacionit, edhe DE JURE të vishej me petkun e autonomisë që do kishte një; Kuvend (vetanak të 9 komunave aktuale që edhe janë si fakte juridike); një Polici (puro serbe që do e mbroj dhe do e zhvilloj këtë krijesë vdekjeprurëse për shtetësinë e shpallur më 2008); një Gjyqësi (autonome fillimisht, por, më vonë identike me atë të Serbisë); një sistem unik të Arsimimit; një Buxhet (që do grumbullohej nga nëntë Komunat që tash edhe DE JURE do ta kishte një “hambar” të vetëm);…
Jo zotëri Lajçak! No passaran!

ëShkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".