Në Shqipëri 25 Prilli 2021 do jetë si një 22 Mars i vitit 1992

Në Shqipëri 25 Prilli 2021 do jetë si një 22 Mars i vitit 1992
Në Shqipëri 25 Prilli 2021 do jetë si një 22 Mars i vitit 1992

Skender Kapiti

  • 01 March 2021 - 12:01

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Gjëndja në Shqipëri prej keqqeverisjes së Rilindjes Socialiste ka precipituar shumë rëndë, aq sa gjëndja sot është si ajo apo edhe më keq akoma se ajo e viteve 1990, dhe prandaj pritet fitorja e dytë e madhe e Partisë Demokratike dhe një ndëshkim i ashpër referendar  i Socialistëve me 25 Prill 2021 ashtu si me 22 Mars 1992.

Në Shqipëri trashëgimia socialiste  si vazhdim  i tragjedisë  komuniste 50 vjeçare. 

Edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite që kur në Shqipëri vetëra komunizmi, Shqipëria akoma nuk ka dalë nga tranzicioni politik, por po zvarritet në një tranzicion traumatik paskomunisto-neokomunist , ashtu sikurse që ishte traumatik edhe regjimi 50 vjeçar i diktaturës komuniste, edhe paskomunizmi 30 vjeçar është dhe vazhdon të jetë traumatik për shqiptarët.

Faktor kryesor për këtë është jo vetem politika por edhe mentaliteti jodemokratik  dhe lehtemashtrues i shumicës së shqiptarëve të cilët ia kanë besuar votën në këtë tranzicion dy herë me nga 8 vite, pra 16 vite trashëgimtares biologjike dhe  fizike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, që është Partia Socialiste.

Fakti për këtë vertetohet nga ajo  se Shqipëria për 30 vite  si sistem politik ka një sistem hibrid gjysmëdiktaturë e gjysmëdemokraci , gjë që do të thotë një sistem komunisto-demokratik, ku me komunist identifikohet Partia Socialiste dhe me cilësorin demokratik identifikohet Partia Demokratike.

Nëse gjatë këtij tranzicioni pati autokraci dhe jo demokracitetin e duhur Partia Demokratike, kjo asaj i  është imponuar nga arroganca, agresiviteti dhe nga trashëgimia komuniste e Partisë Socialiste,por edhe nga mospërvoja demokratike e shoqërisë shqiptare e indoktrinuar komunistifikisht me ideologjinë dhe me dhunën e diktaturës komuniste.

Partia Demokratike pavarësisht përpjekjeve dhe rezultateve që ajo realizoi në këtë tranzicion paskomunist asaj iu   imponua nga propaganda djallëzore dhe nga hipokrizia mashtruese e pseudodemokratëve  socialistë  të cilët  mashtruan se janë të tjerë , mashtruan popullin se kanë ndryshuar dhe se PS ishte një parti politike që u konvertua nga parti komuniste   në parti socialiste ashtu sikurse ndodhi me partitë komuniste të Serbisë dhe të vendeve të tjera të ish Bllokut komunist dhe që relizuan tranzicionin sipas Platformës së         Katovicës së Mihail Gorbaçovit.

Fatkeqësia mashtruese më e madhe e paskomunizmit në Shqipëri ishte fakti se komunizmin bënë sikur e luftuan komunistët socialistë e demokratë dhe ata edhe e sunduan tranzicionin.

Shqiptarët ka ardhur koha që të jenë ndërgjegjsuar se i duhet besuar Lulzim Bashes dhe Partisë Demokratike pushteti me 25 Prill 2021 , sepse ashtu sikurse Partia Demokratike ishte promotorja që çoi dhe përshpejtoi rënien e komunizmit, ashtu sikurse që ishte promotorja e reformave demokratike pavaresisht se jo ashtu sic duheshin bere ato; PD promotorja  e antarësimit të Shqipërisë në NATO; promotorja dhe autorja e liberalizimit të vizave, dhe prandaj edhe i duhet besuar përsëri qeverisja Partisë Demokratike , e cila do t’i japë fund periudhës traumatike të tranzicionit në Shqipëri.

Ajo do t’i hapë negociatat për Antarësimin e Shqipërisë në BE, pasi ka 8 vite që Qeverisë Rama dhe e  rilindjes të së keqes  nuk i hapen ato, por përkundrazi  Rama dhe Rilindja socialiste e pengun 8 vite  duke e çuar Shqipërinë mbrapa në regres politik, ekonomik, social, demokratik e mosintegral  sa që arriti deri aty  që BE-ja Shqipërisë i vendosi 15 kushte në mënyrë që të hapen negociatat.

Nuk e di se çfarë të keqe dhe të këqijash të  tjera u duhen bërë shqiptarëve nga kjo qeverisje,kur prej saj shqiptarët marrin arratinë më keq se në vitet 1990-1991-92 duke u larguar nga Shqipëria më shumë se sa sirianët që largohen nga lufta civile në Siri.

Shqiptarëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës prej kësaj qeverie të papërgjegjshme, injorante, arrogante dhe antipopulloe e antidemokratike e cila ngriti dhe instasloi fort krimin, korrupsionin, drogën dhe hajninë institucionale në sistem; qeverisje e cila e ka falimentuar shtetin dhe shoqërinë shqiptare, dhe Shqipëria sot është si ajo e viteve 1990.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".