Me Qeverinë e re Kurti, fillon epoka e dekriminalizimit të plotë të shtetit

Me Qeverinë e re Kurti, fillon epoka e dekriminalizimit të plotë të shtetit
Me Qeverinë e re Kurti, fillon epoka e dekriminalizimit të plotë të shtetit

Arsim Haziri

  • 01 March 2021 - 19:03

Shkruan: Arsim Haziri

Qeveria e ardhshme përkrahjen e ka përkrahjen e gjerë popullore vendore, por edhe atë ndërkombëtare sepse programin e qeverise e ka të orientuar në dy çështje kyçe: luftimin e korrupsionin dhe vendosjen e drejtësisë, përkatësisht vënien në prioritet sundimin e ligjit. Këto dy komponentë njëherit janë çështje që do e mundësojnë shtetin e së drejtës, luftimi i dukurive negative ka qenë në prioritet të partisë fituese, prandaj edhe bërja e saj është domosdoshmëri institucionale.

-Rasti i parave të gjetura si rezultat i hajnisë në Ministri të bujqësisë, përbën një vazhdimësi të hajnive dhe keqpërdorim nëpër të gjitha institucionet e shtetit. Kjo nuk është risi, këtë mjerim të thellë do ta ketë në agjendë shteti i së drejtës, deri ditën kur do të zyrtarizohet fillimi i mandatit. Qeveria e ardhshme, krahas zhvillimit te shpejt socio-ekonomik, shtetit të së drejtës me institucione tërësisht të pa varura të drejtësisë, në të cilat duhet të vendosen ekspertët e fushës, prokurori dhe gjykata, një pjese te gatishmërisë dhe energjisë se saj duhet ta orientoj edhe drejte avancimit të klimës për siguri të fjalës së lirë. Dhuna assesi nuk mund të justifikohet, ajo duhet të ndëshkohet, mbase veçse kështu arrijmë të bëhemi shembull i vlerave dhe demokracisë. Vota e muajit tetor të këtij viti erdhi me shprehjen e vullnetit të shumicës qytetare për ndryshim rrënjësor, për përmbushjen e së keqes. Secili dhe gjithkush është meritor për një pjesë të një zhvillimi, askush për të tërën. Tendencat për të përvetësuar gjëra, zhvillime të ndryshme, përbënë edhe krim. E tëra është pasojë e shumicës por jo edhe e dikujt individualisht, madje ky është rregulli mbi të cilin funksionon gjendja ekzistuese në një shoqëri. Tetori, kërkoi ndryshim etiko-politik natyrisht edhe administrativ, sepse për këtë vendosi populli, nëse vota që rezultoi nga këto zgjedhje analizohet me filozofinë e duhur politike dhe sociologjike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".