Arrestimet e fundit për korrupsion nuk janë fitore e finales, pa VETTING nuk shërohet Sistemi i Drejtësisë

Arrestimet e fundit për korrupsion nuk janë fitore e finales, pa VETTING nuk shërohet Sistemi i Drejtësisë
Arrestimet e fundit për korrupsion nuk janë fitore e finales, pa VETTING nuk shërohet Sistemi i Drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 03 March 2021 - 13:33

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Aktiviteti i tashëm i policor dhe i prokurorisë duhet shikuar si një hap pozitiv në luftën kundër keqpërdorimeve të pozitës, si dhe kundër dukuritë tjera kriminale. Arrestime e bëra të 10 punëtorët e administratës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të sekretarit të KPK-s, duken në shikim të parë se po futet në sistem mekanizmi i luftimit të lidhjeve informale me politikë dhe me ekonomi. Megjithatë është shumë herët për të konstatuar. Mundë të interpretohen ashtu, përkatësisht si një kthesë në sistem, por me këto masa dhe nga ato nuk mundë të them se kemi kthesa të mëdha.

-Arrestime janë të drejta. Pritet të ketë edhe të tjera veprime . Pse dhe si? Duket se është një hap i sistemit të drejtësisë për të treguar nga brenda dhe jashtë te faktori ndërkombëtar se në Kosovë nuk ka nevojë për VETTING. Drejtësia po e thotë fjalën. Mirëpo deri më tash çdo aksion i tillë i kryer me pompozitet ka përfunduar me disa dënime me kusht ose janë liruar të akuzuarit nga veprat. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Pritet që të kaloj koha dhe në procedurë do të lirohen në mungesë të provave ose do të dënohen me kusht. Por, pavarësisht kësaj, aksionin duhet përshëndetur dhe duhet kërkuar që aksioni të thellohet dhe të zgjerohet në vend. E kjo nuk do të thotë se duhet të hiqet dorë nga VETTING-u.

Sistemi i Drejtësisë, ai i luftimit të krimit dhe të korrupsionit, në administratë dhe pushteti politik, nuk shërohen kështu dhe me këto masash. Lypsen masa të gjëra politiko-juridike dhe profesionale. Në Kosovë është shkuar shumë larg me dukuritë negative. Kudo kemi lidhje korruptive dhe veprimtari antiligjore. Masat kërkohet të shtrihen thellë. Nuk është vetëm KPK, por janë edhe vetë prokuroritë, sikundër edhe KGJK dhe të gjitha gjykatat që duhet të vihen nën kontrollim të VETTING. I vetmi mjet shërues është kjo masë juridike dhe vetëm me masa penale shërohen sistemet juridike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".