Kosova në udhëkryq të madh, për interes të shtetit vetëm të bashkuar e pa inate politike

Kosova në udhëkryq të madh, për interes të shtetit vetëm të bashkuar e pa inate politike
Kosova në udhëkryq të madh, për interes të shtetit vetëm të bashkuar e pa inate politike

Ali Hertica

  • 04 March 2021 - 18:39

Shkruan: Ali Hertica

Partitë politike që tani, pa vonesë, duhet ti heqin ato dallime që kanë i takon temës tjetër me interes, që janë raportet diplomatike me Izraelin pas njohjes që e ka marr Kosova nga ky shtet, por me kush dhe marrëveshje rreth vendit ku do të jetë edhe selia e ambasadës. Duke qenë në vijë me aleatin më të fuqishëm të shtetit të Kosovës, SHBA-të, politika kosovare duhet të jetë unike edhe në formulën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në nivel ambasadash me Izraelin, sepse është kjo njohje me kushte e arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, rreth së cilës ka qëndrim të pa ndryshuar edhe administrate e re Bidenit.

Vizata e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe artikulimi i qëndrimeve politike të liderëve partiak e institucional, sa i takon të ardhmes së afërt të vazhdimit të dialogut me Serbinë, ka dëshmuar më së miri se pavarësisht qarjeve për interesa të ngushta grupore për pushtet, politika kosovare din dhe mundë te jetë shumë e bashkuar në mbrojtje të interesit tragjik nacional, në rrafshin diplomatik ndërkombëtarë. Kjo u vërejt në qëndrimet që politika kosovare i shpërfaqi duke kërkuar qartësi të vazhdimit dhe finales së dialogut. Që duhet të jetë njihja nga ana e Serbisë pa u dëmtuar interesi i shtetit të Kosovës, pa e ndryshuar kushtetutën që e garanton këtë sovranitet dhe tërësi territoriale.

Pra sot ose kurrë, një bashkim i tillë veprues është më se i domosdoshëm tani, kur jemi në prag të formimit të institucioneve të reja të shtetit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, si dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, njohje këtë të cilën e kemi të ndihmuar dhe sponsorizuar nga ish presidenti amerikan Donald Trump, bazuar në një marrëveshje të parimeve të akorduara në mes të krerëve të të dyja shteteve. Sa i takon këtij momenti historik dhe vazhdimit të procesit tutje, shihet që administrata e re amerikanë dëshiron ta ruan këtë vazhdimësi dhe ecje përpara deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke. Këtu prandaj është nyja rreth së cilës duhet të bashkohet spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë, për ta gjetur formulën e zgjidhjes, pa u cenuar interesi vital nacional i shtetit.

Pas konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit, zgjedhjes së Qeverisë dhe të Presidentit, Kosova duhet ta miraton pa vonesë platformën bazë të vazhdimit të dialogut, me parimet konkrete, që në vija të përgjithshme i janë komunikuar dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, duka ja bërë të qartë se në dialog do të shkohet vetëm për ta bindur Serbinë për njohjen e shtetit të Kosovës, dhe për asnjë kompromis që krijon dilema dhe paqartësi rreth sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".