Lexoni edhe:
Parlamenti Evropian i jep një nokdaun të fortë qeverisë mashtruese në ikje të Avdullah Hotit, e përligji korrupsionin
Shkruan: Faik Krasniqi
Analisti politik Faik Krasniqi vlerëson se Qeveria Kurti 2 duhet ti kthehet tërësisht diplomacisë amerikane në të gjitha proceset strategjike të vendosjes për Kosovën pasi që BE-ja realisht nuk ka qenë unike dhe ka dështuar për këto dy dekada, për sa i takon fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës por edhe arritjes së marrëveshjes për pajtim dhe njohje me Serbinë, deri tek mashtrimi me liberalizim të vizave.
-Kur është në pyetje Kosova, të gjitha partitë politike duhet të jenë unikë. Qëndrimet duhet të jenë të përbashkëta, sepse në pyetje është Kosova. Jo vetëm për lokacionin e vendosjes se ambasadës së shtetit të Kosovës në Izrael, por edhe për bisedimet me Serbinë dhe për çdo gjë që ka të bëjë me shtetin e Kosovës. Nëse do të isha këshilltar i Albin Kurtit kështu do e këshilloja: E kuptoj që është thikë me dy tehe, por prapë se prapë duhet vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-ve , sepse SHBA ishte dhe do të mbetet engjëlli ynë mbrojtës.
BE-ja për më shumë se dy dekada vetëm është tallur me neve. Nëse s’do të ishte SHBA, sot akoma do të ishim pjesë e Serbisë. Edhe NATO ka pasur rol të madh në çlirimin e Kosovës, por faktori kryesor ishte SHBA. Jemi vendi i vetëm në Evropë që s‘kemi liberalizim të vizave. Turp i madh! Por kemi ende shpresë që ta fitojmë liberalizimin e vizave. Kusht shumë i natyrshëm dhe i pastër: Se pari liberalizimin e vizave për Kosovën, pastaj vazhdimi i dialogut me Serbinë. Kështu do të duhej të vepronte Qeveria e ardhshme e Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".