Turqia nderon Shtetin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë

Turqia nderon Shtetin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë
Turqia nderon Shtetin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë

Skender Kapiti

  • 05 March 2021 - 15:03

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Është fakt i pakundërshtueshëm se jo vetëm Pesidenti Erdogan, politika dhe shteti turk, por edhe populli turk respektojne dhe mbështesin me fanatizëm shtetin shqiptar të Kosovës si askush tjetër në botë, dhe nuk ka aspak vlerë dhe asnjë fije ndikim dhe askujt nuk i bëhet vonë se u pelqen apo nuk u pëlqen ky fakt tukofobëve, islamofobëve shqiptarë dhe shqipfolësve turkofobë e kriptoserbo-grekofilëve të paktë në Shqipëri e Kosovë.

Nuk është neootmanizëm kur supershteti turk respekton maksimalisht si asnjë shtet tjetër dy shtetet shqiptare; nuk është vasalitet dhe as neootmanizëm kur Turqia ndërton qyteza e spitale madhështore në Shqipëri; kur ndihmon shqiptarët në betejën kundër pasojave të tërmetit dhe kundër koronavirusit, si dhe kur lobon fuqishëm për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Vetëm te ata të sëmurët patologjikisht dhe fanatikët turkofobë e islamofobë ka vënd nihilizmi dhe urrejtja kundër Turqinë pse ajo ndihmon shqiptarët.

Me 17 Shkurt 2021 ashtu sikurse ne cdo përvjetor të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Turqia ,ky shtet mik dhe aleat i madh strategjik i shqiptarëve nderon dhe respekton shtetin e Kosovës duke ndricuar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës Urën e Madhe të Bosforit që lidh dy kontinente Europën me Azinë. Mbi këtë urë kalojnë në ditë mbi 200 mijë mjete transporti, udhetarësh , mallrash dhe autobuzë plot me turistë nga e gjithë bota të cilët panë ngjyrat e flamurit tështetit tëKosovës.

Pra atë e shohin edhe serbët, edhe grekët, edhe romunët, edhe rusët, edhe spanjollë, iranianët, edhe indianët dhe të gjithë ata shtetas e politikanë të atyre shteteve që nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës.

Këtë gjë shteti turk e bën gjithmonë edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë , duke e ngjyrosur Urën e Bosforit me ngjyrat e flamurit të shtetit shqiptar të Shqipërisë.

Njënderim e respekt të tillë për të dy shtetet shqiptare nuk e bën asnjë shtet tjetër i Botës, prandaj faleminderit Turqia.

Kështu, ky fakt është tregues shtesëi mikut të madh të shqiptarëve , shtetit turk i cili nxjerr zbuluar dhe demaskon të gjithë ata islamofobë e turkofobë shqiptarë sidomos disa farë gazetarucësh e gazetaricash, të sharlatanëve dhe sharlataneve nga Shqipëria por sidomos nga Kosova të cilët gjithmonë sajojnë, shpifin, keqinformojnë, intrigojnë e helmojnë kundër Turqisë dhe marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke;kundër ndihmave dhe përkrahjeve të pakursyera të saj për popullin shqiptar, kundër këtij aleati të madh të Shqipërisë e Kosovës, kundër Turqisë e cila prej 100 vitesh u është gjëndur shqiptarëve gjithmonë pranë në ditët më të vështira.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".