Gjyqësorit të korruptuar po i dridhen këmbët në pritje të Qeverisë me duar të pastra!

Gjyqësorit të korruptuar po i dridhen këmbët në pritje të Qeverisë me duar të pastra!

Hajrullah Tërnava

  • 06 March 2021 - 13:37

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Me funksionimin e Qeverise së re në ardhje, drejtësia e Kosovës do të detyrohet t’i paraprij Ndryshimit të madh në politike, për të fillua hapat e parë të zgjimit pozitiv nga përgjumja prej më shumë se një dekade, dhe lidhja e ngushtë me krimo-politiken, duke amnistuar krimin dhe korrupsionin që kanë zaptuar të gjitha fushat e jetës në vend. Drejtësia e pavarur dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, janë zotime të dorës së parë të koalicionit fitues të zgjedhjeve LVV Lista Vjosa Osmani, prandaj në pritje të formimit të qeverisë së re, kemi një “ringjallje” në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku Kryetari i Supremes i ka takuar gjyqtaret për krime të rënda, për ta bëre temë diskutimi pikërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë.

-Një fushatë e re e “ringjalljes” së gjyqësorit duket që ka filluar me agjendën e Kryetarit të Gjykatëse Supreme, Enver Peci, njëherësh kryesues i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, i cili ka nisur takimet me gjyqtarët e departamenteve për krime të rënda, për të diskutuar lidhur me veprat penale të korrupsionit, duke pasur për nisme e mbështetje edhe Ambasadën Amerikane në Kosovë. Raportohet se Gjykata Supreme ka përgatitur një draft Udhëzues “korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, i cili është elaboruar para gjyqtarëve prezente, dhe thuhet se ky udhëzues qartëson disa prej elementeve kyçe të këtyre veprave, përfshirë pikënisjen specifike, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, arsyetimin, dënimet plotësuese, ndalimin e ushtrimit te profesionit, konfiskimin e përfitimit dhe caktimin e dënimit varësisht prej veprës penale lidhur me korrupsionin zyrtar etj.

Takimi i parë është zhvilluar me gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërkaq ditëve në vijim takimet e tilla do të zhvillohen nëpër të gjitha gjykatat themelore në vend, si dhe në Gjykatën e Apelit. Një “ri zgjim nga gjumi i gjate “i gjyqësorit për ta luftuar krimin e organizuar si dhe krimin në përgjithësi, do i kontribuoj kushtit që BE po e kërkon nga Kosova qe ta luftoj krimin e organizuar si dhe korrupsionin qe nga kokat kriminale te “peshqve të mëdhenj” si kusht për Liberalizimin e Vizave, dhe në një të ardhme jo të largët edhe për anëtarësim në BE.

Qeveria në ardhje e ka në plan sikur është zotuar gjatë fushatës me premtimet se do e luftoj krimin në përgjithësi dhe do të bëje riorganizime në ato institucione te kapura nga krimopolitika, e sidomos do të jetësohet VETTING-U, për një luftë më serioze të krimit në fjalë, në të gjitha nivelet, në mënyrë që të barazohemi edhe me shtetet tjera në të gjitha pikëpamjet, e sidomos të shfrytëzohet kjo situate e krijuar që me të madhe po e kemi përkrahjen për një gjë të tillë nga shtetet mike sikur që janë SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe vendet tjera evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".