Strukturat e krimit të organizuar po sfidojnë drejtësinë kosovare, Prokuroria Speciale ta heton vdekjen fatkeqe “sportive “ të prokurorit Enver Krasniqi

Strukturat e krimit të organizuar po sfidojnë drejtësinë kosovare, Prokuroria Speciale ta heton vdekjen fatkeqe “sportive “ të prokurorit Enver Krasniqi

Hajrullah Tërnava

  • 07 March 2021 - 07:30

Shkruan: Hajrullah Ternava

Në qoftë se këto raste janë vdekje natyrore, atëherë ndërgjegjja e jonë do të jetë e pastër, por edhe në të kundërtën nëse ndodhë që këto vdekje tanipertani të dyshimta argumentohen se janë vrasje te porositura nga krimi duke i argumentuar edhe mënyrën e vrasjeve qoftë me armë apo në mënyra tjera, sikur që janë edhe helmime të llojeve të ndryshme, atëherë kjo shoqëri me institucionet ekzistuese të luftimit të krimit, duhet ta luftoj krimin në mënyrë të pamëshirshme deri në zbulimin në teresi, qoftë edhe të shumë krimeve të pasluftës e deri me tani, që kanë mbetur enigmatike e të pa zbuluara.Kete detyrimisht duhet ta bej Prokuroria speciale e Kosoves (PSRK).

Vdekjet e ndryshme që ndodhin në rrethana të dyshimta, e sidomos kur është fjala për njerëz të rijnë, gjithnjë janë të dyshimta, e në veçanti kjo vdekja e Enver Krasniqit i cili llogaritej si i ri dhe që bënte vazhdimisht stërvitje të shpeshta futbollistike. E kur e kemi parasysh angazhimin e tij në çështje të ndjeshme të luftimit të krimit e të profesionit të tij që i takonte, sikur që ndodhi edhe afera aq e ndjeshme e vjedhjes së 2.1 milion euro nga arka e shtetit, pastaj me hetimin e listës së veteranëve dhe vjedhjen e kasafortës, dyshimet vijnë e shtohen rreth shkakut të vdekjes së tij. Nga ana tjetër lidhur me këtë rast u raportua se vdiq gjatë një ndeshje në lojë futbolli më 3 mars, në fushë sporti të tipit të mbyllur në Prishtine, vend që Krasniqi e kishte rregullisht të preferuar dhe aty i ushtronte aktivitetet e tij sportive të rregullta. Në raste të tilla të vdekjeve të dyshimta, gjithsesi duhet të hetohen nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, sepse po jetojmë në një kohë me plot befasi në rrjedha të këtyre vrasjeve, e sidomos kemi edhe fakte të vrasjeve të dëshmitarëve të ndryshëm qoftë edhe të atyre dëshmitarëve të mbrojtur, apo rasti i rrahjes së gazetarit para disa ditëve që u sulmua deri në alivanosje nga tre sulmues me maska, dhe deri më sot ky rast nuk u zbulua, e që me këtë veprim argumentohet se ekzistojnë grupe të organizuara që me veprime të tilla të përdorimit të forcës i arrijnë qëllimet e tyre. Nëse ka fakte dhe veprime të tilla që në të vërtetë rrezikohen kriminelët e krimit të organizuar, ka rrezik të zgjimit dhe organizimit të fshehtë kundërveprues që me qëllim të frikësimit në masë të eliminohen “zyrtar ekzemplar” për të dërguar mesazhe frikësimi me eliminim dhe vrasje të dyshimta që po vijnë nga nëntoka e krimit të organizuar për eliminimin e fshehtë dhe të mirë planifikuar të gjithë atyre që marrin guxim dhe veprojnë për zbulimin dhe shkëputjen e lidhjeve mafioze të politikës me nëntokën mafioze dhe mercenare, pasi që bëhet fjalë për raste serioze dhe krime të peshave të rënda që për mbi 20 vite në bashkëpunim e bashkëveprim me ish-SHIK-un ilegal, i instaluan emisarët e vetë në të gjitha institucionet e shtetit – të njohur si “agjentë apo emisar mercenar të SHIK-ut dhe nëntokës kriminale.” e sidomos tani në këto kohëra të ardhjes së Qeverisë së re e cila ka premtuar se do ta luftoj krimin në mënyrë të pamëshirshme deri në zbardhjen e rasteve që deri më tani ishin enigmatike.

Shërbimet institucionale në luftimin e krimit të organizuar duhen të jenë të vëmendshëm dhe mirë të organizuar, duke mos i nënçmua apo neglizhua këto situata të vdekjeve të dyshimta të tilla që mundë të jenë edhe “vrasje” dhe të hulumtohen në detaje që së paku ta kemi ndërgjegjen e pastër si shoqëri për këto raste që po mbesin si raste të dyshimta, dhe nëse e zbulojmë të vërtetën e shkaqeve të vdekjeve të këtyre rasteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".