Kosova storje e dhimbshme e mos suksesit, me gardën e vjetër politike dështoi për dy dekada!

Kosova storje e dhimbshme e mos suksesit, me gardën e vjetër politike dështoi për dy dekada!
Kosova storje e dhimbshme e mos suksesit, me gardën e vjetër politike dështoi për dy dekada!

Skender Mulliqi

  • 07 March 2021 - 07:41

Shkruan: Skënder Mulliqi

Nuk ka qenë reale të mendojmë së më gardën e vjetër politike , do të inkuadrohemi në Evropën e Bashkuar. Elitat politike që i patëm për 22 vite , nuk ishin të interesuara të punojnë që Kosova t’i përmbushë kriteret e BE-së, për lëvizje të lirë dhe për inkuadrim në këtë organizëm ndërkombëtar. Po të zhvillojmë ndonjë anketë apo referendum , besoj që shumica janë pro hyrjes në BE-e. Disponimi I qytetarëve ishte për zhvillim , për mirëqenie e demokratizim të Kosovës. Por, kjo për fat të keq nuk ndodhi ashtu.

Pritëm shumë gjatë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia . Përjetuam një luftë të tmerrshme e cila mori shumë jeta njerëzish, ku u shkatërruan prona dhe objekte të rëndësishme kulturore dhe historike. Sikur I harruam gjitha këto , sikur harruam gjakun e martirëve dhe dëshmorëve të kombit! U sakrifikuan edhe shumë vite të rëndësishme për zhvillim dhe prosperitet . Na mundën të këqijat, duke pamundësuar që pa turbulenca të mëdha të kalojmë fazën e tranzicionit.

Kushtet ishin , por nuk I kishim njerëzit në kohën dhe në vendin e duhur, që sfidat të bëheshin më të lehta . Na u shpenzuan 22 vite pa i arritur as për afër objektivat e zhvillimit ekonomik të vendit. Mbetëm në baltë mocalike me këtë klasë politike e cila gjithë orientimin e pati për përfitime dhe zhvatje të pronës shoqërore/shtetnore.

Na e ulën motivin për punë, na demoralizuan më veprimet e tyre bizare, e lakmitare për pushtet absolut. A mos janë shumë të kalojnë edhe 22 vite të tjera që Evropa të na kuptojë, për të na i hapur dyert e saja ? Politikanët e kësaj kaste politike të pas luftës , nuk e patën këtë problem.

Ata në mënyrë shumë pa meritore , dhe të pa ndëshkuar nga askush , po jetojnë sikur të ishin mbretër. Ata për vete dhe familjet e tyre më të dyja këmbët janë në BE. Sigurisht së këta nuk deshën që jetën e tyre si në përralla, ta barazojnë më jetën e popullit I cili po jeton keq. Ekzistojnë shumë shembuj pse këta njerëz të politikës në vend të vlerave promovuan antivlera.

E bënë Kosovën më shumë storje të josuksesit. E bën Kosovën vendin më të izoluar dhe më të varfër në zemër të Evropës. E burgosën pa asnjë të drejtë një popull të tërë. Është shumë e çuditshme, që edhe pas gjithë këtyre viteve nuk gjetën unitet për temat e interesit shtetëror dhe interesit nacional. Madje, I shtynë përpara proceset negative politike , sidomos në relacion më Serbinë .

Mu për atë edhe Brukseli na i ka mbyllur dyert e anëtarësimit neve dhe shteteve tjera ballkanike. Ka edhe shumë pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigje adekuate. Një dritare e re për Kosovën dhe qytetarët e saj, po hapët nga forcat e reja përparimtare politike , të cilat po vijnë në pushtet, pas zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".