PZAP- pjesërisht rregullon dështimet e KQZ-së dhe AKI-së

PZAP- pjesërisht rregullon dështimet e KQZ-së dhe AKI-së
PZAP- pjesërisht rregullon dështimet e KQZ-së dhe AKI-së

Gurakuç Kuçi

  • 08 March 2021 - 15:00

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpc, Ranillug, Graqanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë. Po ashtu ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politik ’Ujedinjena Zajednica’ e Adriana Hoxhiq (Zveçan, Leposaviç dhe Mitrovicën e Veriut) dhe Koalicionit VAKAT (Leposaviq).

Ky vendim i PZAP rregullon pjesërisht (sepse nuk mundet tërësisht) dështimin e AKI-së dhe KQZ-së në identifikimin dhe certifikimin e qëllimeve të vërteta të subjekteve politike të cilat marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Kjo pasi obligohen me ligjet për AKI-në dhe për zgjedhjet që të identifikohen rreziqet nga jashtë që prishin rendin juridik të Kosovës.

Pse duhet të identifikohet qëllimi i vërtetë, sepse në Kosovë edhe Al-Kaida mund ta hap një parti duke u kamufluar brenda ligjeve të Kosovës.

Pra, përderisa ne në Kosovë, shqiptarët konkretisht, grindeshim se a i lejohet Albin Kurtit dhe disa të tjerëve nga subjekte të ndryshme politike të kandidojnë për deputet. Serbia në Kosovë vetëm sa mori fuqi në prishjen e rendit juridik në Kosovë edhe më shumë seç kishte me Listën Serbe. Ky është mësim për tjera herë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".