Shpend Ahmeti të ndiqet penalisht, për dy mandate të qeverisjes e shndërroi Prishtinën në koloni të tij private

Shpend Ahmeti të ndiqet penalisht, për dy mandate të qeverisjes e shndërroi Prishtinën në koloni të tij private
Shpend Ahmeti të ndiqet penalisht, për dy mandate të qeverisjes e shndërroi Prishtinën në koloni të tij private

Dardan Grapci

  • 08 March 2021 - 19:04

Shkruan: Dardan Grapci

Qytetarët e fshatrave të Prishtinës me të drejtë kanë protestuar para Kuvendit Komunal në Prishtinë, duke kërkuar nga kryetari tash në përfundim të mandatit që së paku ti plotëson disa nga kërkesat dhe kushtet elementare që kanë të bëjnë me jetën e tyre, të premtuara në mandatin e parë e të pa realizuara deri më tani kur po shkon edhe mandati i dytë. Ajo që Shpend Ahameti po ja lë mbrapa qytetarit të Prishtinës për kujtim nga qeverisja e tajë është vetëm degradimi fund e krye i kryeqytetit, që do të duhej të ishte një metropol modern edhe për qytetet tjera të mëdha të rajonit tonë.

Nga qeverisja e keqe, lidhja me nëntokën e ndërtimeve për interesa të përfitimit material, kriminal, kryeqyteti sot më shumë i ngjan një lagjeje të ashtu quajtur KOLONI private e ndonjë bosi të fuqishëm, se sa që mund ta quash qytet kryeqytet. Kjo për shkak se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka degraduar këtë qytet fillimisht duke mbyllur sytë e lejuar ndërtime pa leje, pastaj duke u lidhur me mafien e ndërtimit dhe duke bërë lidhje të forta kriminale me mafio-oligarkët që e kontrollojnë industrinë e ndërtimit. Ajo që më së paku duhet të bëjë tani kryetari Ahmeti, para se ta përfundon mandatin, është që atyre qytetarëve protestues të jua siguron urgjentisht transportin publik i cili duhet të jetë transport i rregullt, me orar të përshtateshim sipas kërkesës së banorëve të atyre fshatrave që janë afër Prishtinës, ndryshe Shpend Ahmeti le të përshëndetet përjetësisht nga politika, mos të kërkon vota nga këta banor në zgjedhjet lokale që priten të ndodhin brenda këtij viti sepse do ta ketë të kotë përpjekjen për ta vazhduar notimin në politikë. Shpend mashtruesit një mesazh i qartë ndëshkimi veç ju ka dhënë para më shumë se një viti, në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës në tetorin e viti 2019 kur nuk arriti të bëhet deputet, prandaj ky fakt fletë shumë për të ardhmen e tij në politikë.



Derisa praktika e deritashme e sjelljes së Shpend Ahmetit me nevojat e qytetarëve ka treguar se është premtim dhe mashtrim sa për të blerë kohë, qytetaret e fshatrave të Prishtinës, dhe jo vetëm ata, por edhe të tjerët nga lagjet e qytetarit që kanë mbetur pa përkujdesje dhe pa zgjidhjen e premtuar të infrastrukturës komunale, rrugë, kanalizime, ndriçim e gjelbërim, do të ishte mirë që të bashkohen akoma më shumë dhe mos të ndalen duke protestuar, por të ngulin këmbë derisa zëri i tyre të dëgjohet akoma më larg, të zbardhet lidhja e shpend Ahmetit me krimin e organizuar dhe këtë ta marrin vesh edhe strukturat nga bashkësia ndërkombëtare, ambasadat e huaja që i kemi në Kosovë. Ai është një mjeshtër i madh i mashtrimit prandaj qytetarët nuk duhet të dorëzohen dhe qetësohen me premtimet e kota të kryetarit të dështuar Shpend Ahmeti, derisa ai do të mundohet që ta blej paqen duke ju thënë se kërkesat e tyre do të realizohen brenda disa javësh apo muajit. Ai do të detyrohet të bënë këtë vetëm nëse ndiqet nga drejtësia ose e detyrojnë me presion të huajt që akoma kanë ndikim dhe mundë ta fusin në listën e zezë për krim e për korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".