Çka do të sjell 14 Marsi i LDK-së mes reformës për ri ngritje dhe rënies së turpshme të historisë së Isa Mustafës?!

Çka do të sjell 14 Marsi i LDK-së mes reformës për ri ngritje dhe rënies së turpshme të historisë së Isa Mustafës?!
Çka do të sjell 14 Marsi i LDK-së mes reformës për ri ngritje dhe rënies së turpshme të historisë së Isa Mustafës?!

Skender Mulliqi

  • 09 March 2021 - 10:56

Shkruan. Analist- Skënder Mulliqi

 -Mendova a të shkruaj disa rreshta për gjendjen e krijuar në LDK, pas rënies drastike në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kush i ka përcjellë ngjarjet në LDK-e, dhe rrugëtimin e saj si Lëvizje Gjithë  popullore, e pastaj si subjekt politik, nën drejtimin e Dr. Ibrahim Rugovës, nuk e ka vështirë të nxjerrë edhe përfundimin logjik, së çka ndodhi më 14 shkurt më partinë dikur më të madhe në Kosovë?

Disa po ndjehen të befasuar së si është e mundur të ndodhë ky debakël i LDK-së? Ishte ky rezultati më i keq në historikun e saj. Kjo bëri që kreu i LDK-së Isa Mustafa të jap dorëheqja të dyshimtë nga pozita e kryetarit. Pikërisht emri i këtij njeriu, lidhët më gjitha të këqijat të cilat e gjetën LDK-në, e ish presidentit Rugova. E mori timonin e partisë në mënyrë shumë tinzare e dinake , duke rrezuar nga froni kryetarin, Fatmir Sejdiun.  

Është I gjatë vargu I gabimeve të këtij njeriu prej së ka ardhur në krye të LDK-së, dhe jo vetëm faji I tij, por i komplet kryesisë të këtij subjekti politike. Asnjeri nuk mund të shfajësohen tash , kur shumë çka është qartësuar lidhur më humbjen në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme nacionale. Kjo kryesi shprehu arrogancë dhe mos përfillje të vullnetit të elektoratit rugovian për shumë vite .

Disa aty si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Haki Rugova, Sabri Hamiti,  Skënder Hyseni , Kujtim Shala, janë shkatërruesit e LDK-së. Ndoshta më këtë rast edhe kam harruar sigurisht të përmendi edhe ndonjërin nga sejmenët e Mustafës, që u inkuadrua në këtë rrugëtim të keq për LDK-në, e cila parti i vuri bazat e shtetit të ri të Kosovës.  Këta u treguan së janë frikacak, u treguan së janë dinak dhe lakmitar për pushtet dhe të mira materiale , duke i shmangur keq përcaktimet politike dhe shtetërore të Ibrahim Rugovës.

Bënë aleanca politike më ata që I akuzonin për krim te organizuar , që i akuzonin për korrupsion , nepotizëm,  klientelë e shumë çka tjetër të keqe . Në fakt që nga fillimi i karrierës së tyre politike e veçmas të Isa Mustafës,  kanë qenë të lidhur më struktura të cilat e rropën për së gjalli Kosovën e vogël, duke u  bërë milionerë.

Madje, këto struktura të larta të LDK-së, u treguan edhe më të zi së ata më të cilët u bënë bashkë në pushtet për gjithë këto vite .Në vend që të punonin për të mirën e Kosovës dhe të ardhmen e saj, këta bënë koalicion pas koalicioni më PDK-në. Isa Mustafa po ashtu ishte larguar pas 6 muajve negociatash nga VLAN, për të shpëtuar në momentet e fundit PDK, më të cilën edhe I formuan organet e pushtetit.  Ndodhi kështu së nën hije kryetar I LDK-së, ishte Hashim Thaçi I PDK-së, më vonë president i Kosovës më vota të LDK-së.

Kur jemi të ky kapitull , duhet më përmendur faktin së si LDK-ja në kushtet  gati të shtetrrethimit atë ditë në kuvend , ia bëri votat Hashim Thaçit për president. Me duket së nuk kemi pasur shfaqje më turpëruese së atë ditë , kur Thaçi në kuvend, është zgjedhur i pari i shtetit .Vetëm një lëvizje vetulle të Thaçit në drejtim të Mustafës , e solli atë në fron për pesë vite. Tandemi politik Thaçi- Mustafa, nënshkruan marrëveshje në dëm të Kosovës, si atë për Demarkacionin më Mal të Zi, dhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe, më disa kompetenca ekzekutive .Këto lojëra politike të binomit Thaçi –Mustafa vazhduan edhe më rrëzimin e Qeverisë të mirë Kurti .

U bë një lojë shumë e mbrapsht politike për qëllime krejt personale , duke I dëmtuar proceset demokratike dhe zhvillimore, vetëm për të mbetur në pushtet. Ju dolën para forcave reformatore politike , por jo për shumë gjatë . Ra edhe Qeveria jo legjitime e Hotit , kreatorë të te cilës ishin Mustafa dhe Thaçi.

Erdhën zgjedhjet fatlume për qytetarët dhe Kosovën më 14 shkurt, në të cilat zgjedhje plebishitare ku forcat politike të Kurtit dhe Osmanit triumfuan bindshëm, karshi forcave reaksionarë politike , duke shënuar kështu një kapitull të ri në historinë e Kosovës. Kur është fjala së kush duhet të këtë timonin e LDK-së së përmbysur dhe zor të ri ngritur, është temë komplekse , së punët për një kohë të gjatë nuk kanë shkuar mirë në LDK.

E kam potencuar edhe në një shkrim më herët së , pa u bërë reformat jo vetëm në degë por edhe në nëndegët e saj, nuk do të hiqet struktura famoze e Isa Mustafës .Këta aktualet që janë në krye dhe gara e tyre për të parin e LDK-së, me 14 mars, nuk do të thotë ama bash asgjë, asnjë reformim , vetëm ndërrim  bythësh në karrige. Ky 14 mars sipas meje nuk do të jetë madje as lajm.

Prape do të vendosët sipas preferencave të këtij klani që e qiti të tretën, dhe me gjasë do ta zhbëjë LDK-në… Ndoshta një dritë në fund të tunelit për LDK-në, do të ishte ardhja në krye të partisë të Anton Qunit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".