Humbësit e zgjedhjeve LDK, PDK, AAK, ose duhet të pastrohen nga krimi e të reformohen ose le të shuhen krejt e të harrohen!

Humbësit e zgjedhjeve LDK, PDK, AAK, ose duhet të pastrohen nga krimi e të reformohen ose le të shuhen krejt e të harrohen!
Humbësit e zgjedhjeve LDK, PDK, AAK, ose duhet të pastrohen nga krimi e të reformohen ose le të shuhen krejt e të harrohen!

Dardan Grapci

  • 09 March 2021 - 17:31

Shkruan: Dardan Grapci

Ish partitë politike siç janë PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë vetes gropën drejtë humbjes dhe de faktorizimit të plotë, duke e zhgënjyer qytetarin, për shkak se gjatë kohës derisa kanë qenë në pushtet, hera pozita dhe herë opozitë asnjëherë nuk kanë menduar për qytetarët e Kosovës, vetëm kanë shikuar se si të bëjnë pazare kriminale me mafio-oligarkët dhe me ata të cilët do ja u mbushin xhepat me para.



Besoj që këto humbje që ju kanë ndodhë PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do të jenë një mësim serioz për të ardhmen, ku ta kuptojnë se me popull nuk luhet, sepse populli është që të ngritë në pozitë dhe të shkarkon nga pozita, prandaj jo vetëm partitë e mëdha, siç janë PDK, LDK dhe AAK, por edhe partitë tjera siç janë NISMA, AKR, PSD etj. duhet ta kuptojnë që duhet të ndryshojnë strategji për të mirën e popullit, e jo të mendojnë vetëm për interesat e tyre personale dhe partiake.

Kjo humbje e madhe që ish partitë tradicionale LDK, PDK, AAK e pësuan më 14 shkurt, do të vazhdon edhe në zgjedhjet lokale, ku LDK do i humb shumë qytete, ku edhe në zgjedhjet lokale LVV së bashku me partinë e Vjosa Osmanit do ti fitojnë mbi 50% të komunave në Kosovë, sepse e populli është mbushe me mend dhe nuk i voton të korruptuarit, populli po kërkon ndryshime prandaj do të testohen të gjitha partitë politike, ato që nuk janë sprovuar deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".