Vjosa Osmani për Presidente, LDK-ja para një prove të madhe politike

Vjosa Osmani për Presidente, LDK-ja para një prove të madhe politike
Vjosa Osmani për Presidente, LDK-ja para një prove të madhe politike

Skender Kapiti

  • 09 March 2021 - 18:17

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Tashmë dihet se verdikti popullor Vjosa Osmanit ia ka dhënë mandatin e Presidentes dhe se askush as që mund t’i përafrohet asaj për këtë post, pas atij rezultati demokratik e historik të pashëmbullt për nga numri i jashtëzakonshëm i votës popullore që asaj populli ia dha me 14 Shkurt 2021.  

Sot nuk do të ndalem në analizën e humbjes katastrofike të LDK-së në zgjedhjet e fundit të datës 14 Shkurt 2021, pasi këtë humbje dhe dështim të saj unë e kam parashikuar dhe argumentuar shumë kohë më parë.

E pata shkruar kohë më parë se rezultatin që arriti LDK-ja në zgjedhjet  6 Tetorit 2019 i faturohet dhe ishte meritë e faktit se kandidate për Kryeministre e Kosovës nga LDK-ja ishte me meritë Znj. Osmani.

Gabimi i rëndë që bëri klani uzurpator i LDK-së që e  shkarkoi nga të gjitha postet partiake Znj. Osmani pas kundështimit nga ana e saj të pucit parlamentar që rrëzoi qeverinë legjitime Kurti 1 , kundërshtim që ajo e bëri parimish hapur dhe me kompetencë e guxim intelektual dhe demokratikisht, politikisht e patriotikisht.

Ky veprim i kryesisë së LDK-së   de fakto ishte përjashtim i saj nga LDK-ja por që  i kushtoi shumë shtrenjtë LDK-së antirugoviane të Isa Mustafës dhe të klanit të tij.

Madje kaq shumë naivë dhe aq primitivisht egoistë, servilë  dhe të  padinjitet u treguan klani uzurpator i LDK-së  sa që edhe pse Vjosa shkëlqeu në drejtimin me mjaft aftësi e kompetencë  si të Parlamentit ashtu edhe të Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës; dhe se pavarësisht se klani uzurpator i LDK-së e dinin që Vjosa kishte autoritetin, respektin dhe mbështetjen e padiskutueshme si të opinionit të brëndshëm dhe të atij demokratik ndërkombëtar, dhe megjithë këto fryma nihiliste, joparimore, korruptive dhe e inkriminuar e klanit uzurpator të LDK-së më shumë u morën politikisht e deri dhe me shpifje kundër Vjosës se sa për t’i fituar LDK-ja zgjedhjet të cilat ishte e sigurtë se pa Vjosën LDK-ja do të humbiste thellë.

Në Zgjedhjet e 14 Shkurtit të vitit 2021 u vertetua edhe ajo të cilën unë e kam shkruar në Nëntor të Vitit 2019 se: pa Vjosën kandidate për Kryeministre LDK-ja edhe në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 do të dilte forcë politike e tretë e ndoshta edhe e katërt.

Për të mos u zgjatur më shumë  po e mbyll këtë shkrim me mendimin dhe gjykimin tim se LDK-ja është edhe njëherë para një prove të madhe ekzistenciale për atë se: a do të marrin pjesë deputetët e LDK-së në seancën kur do të votohet Vjosa si Presidente e Republikës së Kosovës, dhe nëse ata nuk marrin pjesë në Parlament në ditën e votimit të Presidentit të Republikës atëhere përfundimisht LDK-ja moralisht dhe politikisht do të degradohet si parti politike dhe mund të precipitojë si një shoqatë individësh matrapazësh, servilësh, tradhtarësh, të korruptuarish e profiterësh që e kanë  shfrytëzuar dhe  vjelur  LDK-në vetëm për interesa të ngushta pushteti.  

Ky është momenti edhe i zbulimit të asaj se sa moral, dinjitet ,integritet dhe personalitet kanë   deputetët e sotëm të  LDK-së të pas këtyre zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 , pra nëse ata  do jenë minimalisht të pranishëm ditën e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës pa marrë parasysh se si mund të votojnë ata, pro, apo kundër kandidaturës së Znj. Osmani.

Dhe do t’i pyesja këta deputetë të sotëm të LDK-së se a është më mirë Vjosa Presidente e Kosovës krahasuar me ish Prsidentin Thaci të cilën dikur e zgjodhën dhe e votuan edhe deputetët e LDK-së të derigjuar nga Isa Mustafa?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".