Kryetari i ri i LDK-së pa reforma në parti një storje e dështuar e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur!

Kryetari i ri i LDK-së pa reforma në parti një storje e dështuar e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur!
Kryetari i ri i LDK-së pa reforma në parti një storje e dështuar e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur!

Safet Kamberaj

  • 11 March 2021 - 09:10

Shkruan: Safet Kamberaj

Kur bëhet fjalë për 14 mars zgjedhje të brendshme në LDK-në, absolutisht se  opinioni i gjerë , votuesi apo elektorati, duhet ta din se këtu kemi të bëjmë me zgjedhjen e kryetarit të LDK-së dhe kryesinë e LDK-së. Delegatet që marrin pjesë  për zgjedhjen e kryetarit, shumica e delegatëve janë pjesë e zarfeve  të zgjedhjeve të kaluara dhe klaneve të strukturave  të vjetra.

 Anëtarësia e gjerë e LDK-së e digjmë  mirë se nuk kemi pasur zgjedhje të lira në strukturat e zgjedhjeve të kaluara ,kemi pasur klane e marrina, andaj  për shkak të këtyre veprimeve  kemi ardhur këtu ku jemi , pastaj mendoj prapë të njëjtit do të jenë edhe me këto veprime ,pa reforma të thella . Isa Mustafa është dashur ti shpallë zgjedhjet e përgjithshme që do të buronin nga elektorati e jo me ata që na sollën në këtë gjendje,“ NERSKAMCAT” kanë filluar me kandidaturat  për kryetar.

Thjeshtë është e pa kuptueshme se lufta nuk po bëhet për ta shpëtuar LDK-në, por po bëhet luftë për klane  fisnore e regjionalizma , bajraktarizma . Shkurt, pa reforma LDK-ja  do të përfundon si Gjenerali i Ushtrisë së vdekur, kemi me pas më shumë kandidatura e kryetar se elektorat!

Shëndet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".