Kush po kurdisë bombë, apo improvizime me kandidatura të qëllimshme, në emër për të parin e LDK-së.

Kush po kurdisë bombë, apo improvizime me kandidatura të qëllimshme, në emër për të parin e LDK-së.
Kush po kurdisë bombë, apo improvizime me kandidatura të qëllimshme, në emër për të parin e LDK-së.

Safet Kamberaj

  • 12 March 2021 - 09:22

Shkruan: Safet Kamberaj

 -Një dorëheqje  e kryetarit të LDK-së, lë të kuptohet edhe hapje e rrugësh  për reforma dhe të ketë  zgjedhje zhvillime normale të kandidaturave pa ndonjë tendencë apo influencë.

Në këto zgjedhje duhet të qëndrojnë larg fraksionet apo grupet e interesave të mafies së nëntokës të ndërtimeve  siç ndodhi edhe në zgjedhjet e kaluara në disa degë dhe nëndegë , krejtësisht të manipuluara dhe të ndikuara nga klanet qendrore të LDK-së.

Po del se LDK-ja paska qenë  ngushtë vetëm me një kryetar, tani po del se ka fillua demokratizimi i brendshëm  me anëtarët e vjetër që deri më tani kanë qenë në këtë kryesi të vjetër? Shpresoj se tani delegatët e këtij kuvendi e kanë në dorë fatin e LDK-së. LDK-ja, shumë herë pati humbje në zgjedhjet lokale dhe qendrore, andaj  me padurim elektorati i LDK-së  po e pret ndryshimin ,reforma dhe figura të pranueshme për elektoratin.

Duhet respektuar vullnetin e  elektoratit. Kandidatët që ishin në procese zgjedhore në zgjedhjet e fundit , duhet llogaritur se kush ishte më i votuari dhe i preferuari  për elektoratin, çdo veprim i improvizuar dhe i dirigjuar apo i imponuar do të jetë zhgënjimi i fundit i votuesit te LDK-së! Shëndet!

ëShkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".