Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, Kurti e ka mandatin dhe ta merr me guxim e vendosmëri

Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, Kurti e ka mandatin dhe ta merr me guxim e vendosmëri
Dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, Kurti e ka mandatin dhe ta merr me guxim e vendosmëri

Blerim Burjani

  • 12 March 2021 - 19:00

 

Shkruan: ANALIST- Blerim Burjani

Këto kërkesa për vazhdimin e dialogut me Serbinë janë kërkesa për zhbllokimin e procesit. Ky nuk është presion por është çelësi për zgjidhje. Ky, sikur po ikë Kurti prej këtij realiteti, sikur ka një lloj rezerve. Por duhet ta ketë të qartë që besimin qytetar e ka tash duhet të reflektoj për të gjitha problemet.

Dialogu me Serbinë është prioritet i parë ndërkombëtar, tjerat tema janë prioritete të politikës së brendshme vendore. Pra prioritet i paqes është gjithmonë i pari dhe më i rëndësishmi për rajonin dhe më gjerë. Shmangia nga prioriteti ndërkombëtar mundë të paraqes sanksionim izolues. Pra nuk ka shumë kohë për shmangie ose je për të bërë zgjidhje. Ky dialog duhet të zhvillohet sipas agjendës diplomatike ndërkombëtarë sepse është ndryshe, palët nuk vendosin për dialogun por ndërmjetësuesit. Ata nuk përjashtojnë që palët mundë të vendosin tema për dialog por nëse nuk dëshiron të dialogun njëra palë ose tjetra, atëherë masat janë aty për të rivendosur dialogun, masat diplomatike sepse është shumë e qartë që përjetësisht ky dialog nuk mund të zgjatet, duhet ta ketë një epilog dhe një marrëveshje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".