SHBA, VETING-u dhe zgjedhjet e 25 Prillit  në Shqipëri

SHBA, VETING-u dhe zgjedhjet e 25 Prillit  në Shqipëri
SHBA, VETING-u dhe zgjedhjet e 25 Prillit  në Shqipëri

Skender Kapiti

  • 13 March 2021 - 15:24

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë i kanë ndihmuar e përkrahur sinqerisht shqiptarët dhe Shqipërinë dhe u janë gjetur shqiptarëve pranë në momentet më të vështira historike.

Për këtë dhe prandaj shqiptarët u janë mirënjohës atyre dhe janë kombi më proamerikannë Botë. Por më pak të besueshmit e më pak mirënjohës ndaj SHBA-ve janë treguar politikanët shqiptarë. Kjo pasi atyre u ka interesuar gjithmonë interesi personal, paraja, pushteti, përfitimet, korrupsioni e zullumi  dhe nuk u ka interesuar interesi  kombëtar dhe as ai pergjithshëm.

Dhe duke qenë të tillë politikanët shqiptarë nuk ka se si të jenë ata as  në një linjë me interesin e shqiptarëve dhe as  me politikën proshqiptare, miqësore, dashamirëse  dhe demokratike  as të SHBA-ve.

Pra problem më i madh në Shqipëri  janë politika dhe politikanët e pandreqshëm shqiptarë, prej të cilëve nuk janë në hall vetëm shqiptarët por edhe politika e diploamaca e SHBA-ve dhe e BE-së.

Si të tillë: politika dhe politikanët e lartë dhe pushteti në Shqipëri kanë qenë kërcënim për shtetin dhe për sovranitetin kombëtar, dhe si të tilë shumë asish nga ata edhe të shpallur non grata në SHBA janë këcënim edhe për SHBA-të përderisa populli shqiptar është populli më proamerikan në Botë, dhe përderisa SHBA është aleat i madh strategjik i shqiptarëve.

SHBA  është shteti më i fuqishëm demokratik në botë, dhe ato kanë meritën e madhe se falë presionit të tyre në Shqipëri u miratua dhe ka filluar nga funksionimi VETING-u si kryereforma mëse  e domosdoshme dhe jetike për shqiptarët dhe për reformimin dhe vënien në funksionim të ligjit, të shtetit e të demokracisë shqiptare, për sundimin e ligjit dhe për dekriminalizimin, pastrimin e VETING-un e politikës shqiptare

SHBA është shteti dhe aleati te i cili shqiptarët kanë besimin dhe shpresën më të madhe dhe jo te politika dhe as te politikanët shqiptarë, prandaj është edhe e pranueshme, e justifikueshme por edhe publikisht e admirueshme që Ambasada e SHBA-ve të jetë më aktive dhe më e drejtëpërdrejtë jo vetëm në këshillime e konstatime  por edhe në veprime madje edhe rrënjësorë në pastrimin dhe në  dekriminalizimin  e thellë të politikës shqiptare prej politikanëve me rekorde krimi, korrupsioni dhe tradhtie përderisa shqiptarët nuk janë në gjëndje që ta bëjnë vetë këtë.

SHBA duhet të monitorojnë  rreptësisht zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në mënyrë që t’i jipet fund një herë e mirë që në parlamentin shqiptar të mos ketë vënd për deputetë   të kriminalizuar, trafikantë e përdorues droge  dhe as  të korruptuar; që të marrë fund procesi i manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti, si dhe dhe praktikës së turpshme të shitblerjes së votave; të ndihmojnë  më me forcë   për pastrimin e politikës shqiptare prej individëve të cilët janë rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare, sigurinë juridike dhe ekonomike; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre të cilët e kanë marrë peng shtetin dhe shoqërinë shqiptare; për pastrimin e politikës shqiptare prej hajdutëve,keqbërësve e mashtruesve publik; për patrimin prej atyre të cilët kanë penguar e bllokuar integrimin e Shqipërisë për në BE; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre prej të cilëve shqiptarët marrin arratinë dhe eksodin; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre që ngritën narkoshtetin dhe shtetin e pastrimit të parave të pista.

Pra nuk janë vetëm tre veta që kërcënojnë sigurinë e shqiptarëve por janë shumë dhe ata janë ishët dhe të tanishmit që kanë pasur detyra dhe pozicione kyce në drejtimin e shtetit dhe të drejtësisë  shqiptare në këto 30 vite.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".