Pse Prokuroria Speciale e Kosovës po ja bënë avokatinë mbrojtëse Lidhjes së Shpend Ahmetit me mafien e ndërtimeve dhe nëntokën kriminale ne Prishtine?

Pse Prokuroria Speciale e Kosovës po ja bënë avokatinë  mbrojtëse Lidhjes së Shpend Ahmetit  me  mafien e ndërtimeve dhe nëntokën  kriminale ne Prishtine?

Hajrullah Tërnava

  • 14 March 2021 - 07:59

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sikur të luftohej krimi ne përgjithësi qysh ma herët, tani nuk do ti kishim këto raste të burgosjeve të Kryetarit të Komunës të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq si në ketë rast tani i cili ndodhi nën dyshimin për dallavere me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndonëse është për t’u përshëndetur një masë e tillë e PSRK, që ma në fund u ndërmor një veprim i tillë, qytetari i zakonshëm menjëherë do ta shtronte pyetjen tjetër, pse një hetim dhe arrestim i ngjashëm nuk ndodhi akoma për kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe ortakut të tij të tej inkriminuar Dardan Sejdiut, ndaj të cilëve ka vite që janë deponuar kallëzime penale për abuzim me detyrën zyrtare, për degradim të plotë te kryeqytetit dhe për lidhjet e fuqishme me nëntokën kriminale, me mafien e ndërtimit.

Duke mos e minimizuar aspak abuzimin me vota të Kryetarit të Komunës së Kllokotit, kur bëhet krahasimi me atë të Prishtinës, shtrohet pyetja me të drejtë se kush po i mbron e po i bën avokatinë Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut edhe atë mu nga Zyrat e PSRK, duke penguar dhe pamundësuar hapjen e procedurës hetimore dhe arrestimin e tyre, derisa është një mal i tërë i kallëzimeve penale të deponuara që presin në Prokurorinë Speciale, kryesisht për lidhjet e tij dhe vartëseve që i ka nën kontroll me mafien e ndërtimeve, tregtinë e industrinë mega korruptive e tepër profitabile me lejet ndërtimore dhe me pastrimin e parave të pista si gati të vetmet burime të atyre financimeve. Burime të sigurta brenda Prokurorisë flasin për mbrojtën e fuqishme që e ka pasur të siguruar Shpend Ahemti nëpërmes ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, i pensionuar në vitin 2019, dhe nga ish zëvendës kryeprokurorja e speciales Sevdije Morina, gjithnjë sipas direktivave të krimit të organizuar dhe të SHIK-ut të instaluar në institucionet e shtetit, e cila tashmë është mirë sistemuar zëvendës kryeprokurore në Zyrën e Krye prokurorisë së shtetit. Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, pasi është zgjedhur aksidentalisht në atë pozitë, ka marr për trashëgim edhe vazhdimin e traditës korruptive në fushën e ndërtimit nga Sami Hamiti që në vitin 2014, të cilën detyrë po e kryen besnikërisht edhe sot së bashku me Dardan Sejdiun, por gjithmonë në ortakëri me rrjetin kriminal të mafies ndërtimore të lidhur me SHIK-un e kriminalizuar, që e kishte gjetur aty në kohën e Sami Hamit dhe e vazhdon akoma dhe shume me fuqishëm, në lidhje bashkë ortakërie të ndarjes së përfitimit nga abuzimi me ligjin dhe krimi i organizuar në “industrinë’ e ndërtimit në kryeqytet. Sipas përllogaritjes statistikore vjetore, raportohet se brenda një viti në Prishtinë lëshohen leje ndërtimi nga komuna për 1. 2 milion metra katrore, nga të cilat përfitohen qindra-miliona e miliarda euro nga nëntoka, mafia dhe krimi i organizuar, por këtu nuk bëjnë pjese dhe nuk mundë të përfitojnë kurrsesi ata qytetare e as biznese që nuk japin mito sipas rregullave te paligjshme të Ahmetit&Sejdiut, nëse nuk bëhen pjesë e këtij krimi dhe provojnë ta realizojnë të drejtën e tyre ligjore e legjitime vetëm mbi bazën e ligjit që e shkelë Shpend Ahmeti me lidhjen e tij të krimit, që po e amniston, dhe nuk po e sheh as heton Prokuroria Speciale e Kosovës, ngase PSRK po ua bën Avokatinë kriminale edhe duke abuzuar e shkele ligjet dhe kushtetutën e vendit. Ka pesë vite që në Prokurorinë Speciale janë deponuar me dhjetëra kallëzime penale, nga qytetarët dhe Bizneset kundër lidhjes së Shpend Ahemtit me vartësit e tij me krimin e organizuar pikërisht në fushën e ndërtimeve, por kjo përbërje e Prokurorisë Speciale nuk e ka guximin as vullnetin për të vepruar, ngase ata për më shumë se gjashte vite ua bëjnë Avokatinë. Populli e thotë me të drejtë që askujt nuk i shkon gjithmonë kungulli përmbi uj, prandaj le të shpresojmë dhe besojmë për vullnetin e qeverisë në ardhje që ta pastron dhe reformon tërësisht sistemin e drejtësisë, atë prokurorial dhe gjyqësorin. Pra tash po mbetet Qeveria në ardhje shpresa e vetme e zgjidhjes së kësaj nyje mega kriminale dhe zbardhja e të gjitha të palarave kriminale të Qeverisjes së tashme në krye të Prishtinës me Shpend Ahemtin&Sejdiun, madje për plotë dy mandate, Qeverisja e VV-së për prioritet e ka vendosur luftën kundër krimit të, edhe në mandatin e kaluar por edhe në këtë të dytin, që do të jetë vazhdimësi e mandatit të parë të ndërprerë padrejtësish nga koalicioni politik i lidhur me krimin.

Në Prishtinë, në këtë xhungël të ndërtimeve me e pa leje, ose me leje të shitura për krimin e organizuar, nga prokuroria kërkohet të hetohet e të vërtetohet se kush e ka fitue edhe tenderin më të madh, kapital që dhe të vetmin që po e realizon tani komuna në krye me Shpend Ahmetin, atë të parkingjeve nëntokësore që po punohet në parkun e Fakultetit Filozofik, në qendrën e qytetit të Prishtinës, dhe nëse aty shihet kush e ka fituar atë tender, nuk është për tu habitur se në vendet më të rëndësishme ku janë tenderët ma të majmë, gjithnjë përafrohen familjarët e politikanëve dominues të politikës kosovare, e që në shumë raste ato familje ishin kundershtar të përbetuar në politikat e tyre mes veti, s’paku kështu mbretëron bindja në opinion, prandaj edhe po del konstatimi se parja po i bëka miq edhe “armiqtë e përbetuar” e sidomos ata që e kanë shtetin në dorë, që pa dyshim se mbas luftës janë në krye të udhëheqjes së Kosovës për një kohë të gjatë. Nëse nuk e bënë këtë, shtrohet pyetja shumë shqetësuese se a thua që këta duhet të bëjnë çfarë të duan në këtë shtet dhe prokuroria mos të guxoj as ti mbikëqyrë e le më të ndërmerr masa ligjore, së paku ti mbikëqyre se a janë duke i përfituar ata tender në baza ligjore, dhe a duhet këto familje të jenë mbi ligjet e Kosovës, dhe si të flasim tani për luftimin e krimit nga ana prokurorisë ? E kur jemi tek ky rast, shtrohet pyetja se a nuk është kjo kapja e shtetit nga të mëdhenjtë e këtij shtetit ?! Sikur të luftohej krimi në përgjithësi qysh më herët, tani nuk do ti kishim këto raste të burgosjeve, madje as këtë të Kryetarit të Komunës së Kllokotit. Ndonëse eshte për t’u përshëndetur një mase e tillë e PSRK, tash menjëherë do ta shtronte pyetjen: pse një hetim dhe arrestim i ngjashëm nuk ndodhi akoma për kryetarin e komunës së Prishtinës dhe ortakut të tij të tej inkriminuar Dardan Sejdiut, ndaj të cilëve ka vite që janë deponuar kallëzime penale për abuzim me detyrën zyrtare, për degradim të plotë të kryeqytetit dhe për lidhjet e fuqishme me nëntokën kriminale, me mafien e ndërtimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".