Kuvendi  i LDK-së, sfidë  apo dështim?

Kuvendi  i LDK-së, sfidë  apo dështim?
Kuvendi  i LDK-së, sfidë  apo dështim?

Skender Mulliqi

  • 13 March 2021 - 20:52

Shkruan: Analisti- Skende Mulliqi


  Ashtu siq i larguan ata që ishin në linjën politike të Ibrahim Rugovës, ashtu edhe vet e gjeten  theqafjën e tyre  më 14 shkurt.Me ardhjën në krye të LDK-të ish komunistit  Mustafa dhe disa  komunistëve të tjerë   , filloj tatpjeta e madhe e partisë numer një dikur në Kosovë. Për prurjën e LDK-së në këtë situatë  më të vështirën të pas luftës, edhepse  për të keq nuk ka qenë hiq lehtë.Mustafa  preu  si më sakicë pa mëshirshëm  në trungun e LDK-së sikur, tia kishte  lënë  baba.

Në fakt I gjeti të gatshëm në këtë drejtim  edhe  Agim Veliun, Lutfi Hazirin, Sabri Hamitin,Ismet Beqirin, Skënder Hysenin , Kujtim  Shalën  e disa të tjerë për ta shëmbur  kalanë  e madhe LDK. Këta  e morën mision duke e bërë qebesa edhe projekte që shpërbërjës  së LDK-së rugoviane ti shkohet deri në fund. Dhe, më zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK  mori goditje shumë të rëndë nën brez,  duke rënë në nokaut .

Isa Mustafa erdhi  më turp po e përfundon misionin e tij. Dhe, mirë  punojë në  këtë drejtim politikani  shumë I  rryer për  punë të liga .Është shumë  për tna quditur fakti së si vepruan kjo gardë e vjeter  reakcionare politike në krye të LDK, pa pëngueshëm nga askush drejtë varrosjës së LDK. Veq në komunizëm është  vepruar  sipas diktatit të pakicës .Kuvendi  që mbahet neser  , vështirë të sjellë diqka të re , kur dihet së cilët janë ata që vendosin për fatin e LDK-së. Janë strukturat e Isa Mustafës , të cilët do të votojnë sipas preferencës së vozhdit të tyre. Do të kemi një emer  të ri në krye të LDK –së, por që në fakt është vetëm ndrrim  bythësh  në fotelje .

Është dashur të zbatohen reformat në mbarë strukturat  e partisë, e pastaj të shkohet në zgjedhje të kryetarit të ri.  Ky kuvend   do të jetë më shumë  farsë , kamuflim dhe manipulim I sërishëm më elektoratin . Kjo kryesi e ka futur në qorsokak për një deciene LDK-në , por edhe Kosovën , duke bërë koalicione jo parimore më PDK-në. E drejtuan Kosovën për shumë vite së  bashku ,  dhe së bashku  e shkatëtërruan politikisht dhe ekonomikisht .

  LDK dhe PDK  krijuan pa përspektivë të te rinjëve për të jetuar në Kosovë. Po largohen masovikisht nga vendlindjët e tyre .U pasuruan në mënyë enorme  këto grupacione politike  pa fije turpi në kurriz të shumicës . Edhe në relacion më Serbinë ,  na shkaktuan dëme duke nënshkruar marrveshje në dëm të Kosovës.  E faktorizuan Serbinë  si shtet ne rajon, ne vend që ajo të dënohej për gjenocid  ndaj shqiptarëve në tokën e tyre.

Nuk bën asnjë padi kunder Serbisë pranë TPI-së në Hagë.Ishte fat I madh që erdhën zgjedhjet e 14 shkurtit , për ti larguar këto forca  politike nga pushteti .Prandaj, duke I pasur para sysh të gjitha këto veprime jo të mira karshi qytetarëve dhe Kosovës ,  edhe humbën më 14 shkurt .

Të kthehemi edhe pak të kuvendi I neserm I LDK-së.  Eshtë pak e besueshme,  që kuvendi të prodhojë ndonjë zgjidhje pozitive, kur dihet së cilët janë emrat e kandidatëve për parin e partisë.Me kandidatë si Lutfi Haziri , Abrashi, por edhe të tjerët që nuk janë shumë për mashalla, nuk do të kemi zgjedhje fatlume për LDK-në.

Vështirë është më këta emra,  të cilët edhe  mbajnë përgjegjësi për dështim, të flasim së do të ndodhë vërtetë  diqka e mirë  në këtë  parti.Njerëzit që ishin më Mustafën dhe rreth Mustafe, nuk kan mundësi që ta zgjedhin ‘nyjen e gordit” të shprehem   ashtu, që LDK -e  të ecë në rikthimin e saj  pa pengueshem ...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".