Depolitizimi dhe ndërtimi profesional i institucioneve të pa varura, test serioz për qeverisjen ndryshe nga VV-ja

Depolitizimi dhe ndërtimi profesional i institucioneve të pa varura, test serioz  për qeverisjen ndryshe nga VV-ja
Depolitizimi dhe ndërtimi profesional i institucioneve të pa varura, test serioz  për qeverisjen ndryshe nga VV-ja

Blerim Burjani

  • 14 March 2021 - 17:03

Shkruan:ANALIST- Prof. Blerim Burjani

Edhe VV ka një numër të madh të pa kufizuar të të papunëve në anëtarësi dhe ata të gjithë do të bëjnë presione të ndryshme për ti punësuar VV-ja. Nëse nuk i punëson atëherë subjekti politik rrezikon ta humbë elektoratin për një vjet. Pra e vërteta është kjo, e tash pritet të shihet se si do të zhvillohet situata kur partia fituese me partnerët që do të bashkë qeverisin do ta marrin pushtetin dhe si do ti trajtojnë e ndërtojnë këto institucione të pa varura.

Kjo çështja e vrapit pas bordeve të ndërmarrjeve dhe ndikimit në institucionet tjera të pa varura publike, veç po kuptohet që është tek ideja e rehatimit nëpër ato borde dhe kudo tjetër, militantët e partive. Është e kuptueshme, kjo po ndodhë edhe tash kur është në pritje ndërrimi i qeverisjes, sepse duhet për të përfunduar punë të pa kryera deri më tash nga ata që ishin në pushtet. Qeverisja zhvatëse duhet patjetër me i krye punët e tyre, nga pushteti zhvatës. Unë dyshoj dhe e kam bindjen se duke vazhduar me këtë traditë të deritashme, asgjë nuk pritet as prej të tjerëve që do të vijnë, nëse nuk përfillen kriteret profesionale dhe standardet, sepse edhe të ata janë me një numër të madhe të të papunave, dhe ata duhet të punësohen diku me vota të qytetarëve, andaj asgjë nuk pritet të jetë më ndryshe. Kështu si është përafërsisht pritet të ndodhë njëjtë edhe në të ardhmen. Pra ne do të vazhdojmë të kemi telashe me qeverisjen e ligjshme , prapë nuk do të ketë reforma thelbësore të nevojshme për funksionimin e shtetit. Edhe VV ka një numër të madh të pa kufizuar të të papunëve në anëtarësi dhe ata të gjithë do të bëjnë presione të ndryshme për ti punësuar VV-ja. Nëse nuk i punëson atëherë subjekti politik rrezikon ta humbë elektoratin për një vjet. Pra e vërteta është kjo, e tash pritet të shihet se si do të zhvillohet situata kur partia fituese me partnerët që do të bashkë qeverisin do ta marrin pushtetin dhe si do ti trajtojnë e ndërtojnë këto institucione të pa varura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".