Kauzat sindikale? apo {politike} të Rrahman Jasharit karshi Albin Kurtit?!

Kauzat sindikale? apo {politike} të Rrahman Jasharit karshi Albin Kurtit?!
Kauzat sindikale? apo {politike} të Rrahman Jasharit karshi Albin Kurtit?!

Ismail Muçiqi

  • 15 March 2021 - 09:19

Shkruan:Ismail Muciqi

I ashtuquajturi kryetar i Sindikatave të Arsimit Rrahman Jashari i cili vite me radhë në emër të organizatës sindikale po e tensionon situatën politike duke parashtruar kërkesa dhe ultimatume ndaj qeverive dhe institucioneve të shtetit të cilat më shumë kanë motive dhe ngjyrë politike sesa karakter sindikal.

Tani ende pa u formuar qeveria e re e dalur nga zgjedhjet nacionale të 14 Shkurtit ky Rrahman Jashari me deklaratat dhe kërcënimet e veta po e paralajmëron kryetarin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës se nëse nuk i rrit pagat e arsimit do të organizoj protesta dhe veprime tjera.

Kjo qasje e këtij njeriu i cili sahere që Shteti i Kosovës po ballafaqohet me sfida të ndryshme qoftë me pandeminë e Koronavirusit, apo me problemet dhe vështirësitë ekonomike, sociale dhe me vështirësitë tjera të cilat po e atakojnë qytetarin e Kosovës nga selia e kësaj organizate dalin kërkesa më shumë të mbeshtjellura me ngjyrë dhe motive politike sesa që kanë të bëjnë me përmirësimin materiale të punëtoreve të arsimit.

Rrahman Jashari dhe shtabi i ti sindikal nuk u mërzitën shumë që ta ndryshoj gjendjen dhe cilësinë në sistemin edukativo arsimore në shkollat e Kosovës.

Të gjithë jemi dëshmitar se cilësia në sistemin e arsimit vite me radhë është ulur mos të themi se ka ra për toke. Këtë gjendje e kanë vlerësuar dhe konstatuar edhe institucionet përkatëse të cilat mirën me sistemin e arsimit qoftë ato brenda Kosovës apo ndërkombëtare. Këtë e ka treguar edhe testi “PISA” vlerësim ky i cili i ka shkaktuar imazh shumë të keq arsimit.

Ti bësh ultimatume një kryeministri apo qeverie e cila ende nuk është zgjedhur, është vetëm një kërkesë e populiste tani më e kahershme e kësaj sindikate e cila në situata të caktuara ka pasur përpjekje që të destabilizoj edhe situatën në Kosovë. Është koha që institucionet përgjegjëse të cilat e monitorojnë punën e agjencioneve të pavarura.

Të hulumtojnë dhe analizojnë edhe statutin e SBASHKU-t, në mënyrë që të konstatohet kauza ligjore dhe normat sindikale të cilat duhet të jenë jashtë politikës. Arsimi në Kosovë vite me radhë është degradua mu përshkak të interesave partiake dhe klanore të cilat që nga paslufta i kanë futur duart në të gjitha instancat e sistemit të arsimit që nga shkolla fillore e deri tek institucionet universitare.

Partitë politike dhe grupet e interesit sistemin arsimor e kanë përdorur dhe shfrytëzuar më shumë për përfitime të ndryshme që nga marrja e diplomave universitare shkel e shko, duke punësuar dhe emëruar individ të cilët më shumë i kanë shërbyer partive politike për tu sjellur vota elektorale sesa që kanë arritur ndonjë mrekulli në profesionin e tyre apo në fushën e shkencës.

Kosova është lodhur nga rrymat dhe grupet politike të cilat kohë pas kohe mbështjellën me diskurse sindikale apo humaniste. Të gjithë jemi përgjegjës për gjendjen e krijuar në Kosovë dhe tani është koha që të gjithë të marrim përgjegjësi për punën që bëjmë dhe për rezultatet qe ja sjellin vendit. Vetëm kështu duke ngritur vetëdijen, dhe duke bashkëjetuar me hallet dhe problemet e qytetareve mund ta sjellin drejtësin ndaj të gjithëve që jetojmë në këtë vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".