Tani në horizont edhe mundësia e një rikualicioni LVV-LDK, (Qeveri KURTI 2 dhe Osmani Presidente)

Tani në horizont edhe mundësia e një rikualicioni LVV-LDK, (Qeveri KURTI 2 dhe Osmani Presidente)
Tani në horizont edhe mundësia e një rikualicioni LVV-LDK, (Qeveri KURTI 2 dhe Osmani Presidente)

Skender Kapiti

  • 15 March 2021 - 13:33

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

 Pas zhvillimeve më të fundit në LDK, pas largimit të Isa Mustafës dhe zgjedhjes së Kryetarit të ri Z. Abdixhiku si dhe me rinovimin e mëtutjeshëm që duhet të bëjnë strukturat drejtuese të LDK-së, dhe pas analizës së thellë që ajo duhet të bëjë pse  ajo humbi kaq thellë , dhe pra nëse LDK-ja tashmë reagon drejt përmirësimit dhe drejt të vëteteve politike duke u ndarë nga elita e vjetër e saj pas rugoviane, LDK menjëherë duhet që t’i japë dakordësinë që Vjosa Osmani të zgjidhet Presidente e Kosovës.

Kjo do të ishte në të mirë të LDK-së pasi do të bëhej Presidente një personalitet i cili nuk ka vetëm mbështetjen dhe simpatinë e masës më të madhe prej radhëve të LDK-së, por ajo sot është personaliteti më i merituar dhe më i respektuar publikisht, por edhe ndërkombëtarisht.

Nëse LDK-ja jep ,tregon dhe i rikthehet seriozisht  zotimeve, premtimeve, angazhimeve  dhe asaj se cfarë ajo ishte  gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, kur promotorja e ndryshimit dhe e kthimit të besimit te LDK-ja dhe kandidate për kryeministre nga LDK-ka ishte znj. V.Osmani, atëhere është edhe e natyrshme që të bëhet një marrëveshje bashkëqeverisëse LVV-LDK, me një LDK  të rinovuar  pas Mustafa, Haziri, Veliu e kompani.

Edhe për LVV pavarësisht se ajo i ka numrat për ta bërë qeverinë, për LVV nëse do t’i duhej ndonjë aleancë e mundshme me ndonjë parti politike , më e mira do të ishte me LDK-në , me deputetët e listës Vjosa po e po se ata janë fitues tashme brenda LVV,por pse jo edhe me LDK-në e pas VETING-ut të 14 Marsit, por gjithmonë nëse LDK-ja bën një VETING- real dhe nëse  do të përtërihet seriozisht dhe besueshem.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".