Arrestimet të kryetarëve të komunave të mos ndalen me kaq, pas Dejanoviçit në Kllokot, radhën e kanë Shpend Ahmeti i Prishtinës...

Arrestimet të kryetarëve të komunave të mos ndalen me kaq, pas Dejanoviçit në Kllokot, radhën e kanë Shpend Ahmeti i Prishtinës...
Arrestimet të kryetarëve të komunave të mos ndalen me kaq, pas Dejanoviçit në Kllokot, radhën e kanë Shpend Ahmeti i Prishtinës...

Dardan Grapci

  • 15 March 2021 - 18:10

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Nga të gjithë ne që e njohim realitetin e zymtë në Prishtinë, nga Qeverisja e Shpend Ahmetit i lidhur me rrjete të fuqishme të nëntokës dhe krimit të organizuar, shtrohet pyetja për PSRK-në se kur do ta fillon ti arreston edhe Kryetarët e Komunave të tjera të Kosovës duke e renditur në rend të parë Shpend Ahmetin. Kryetari matrapaz i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është i vetëm në abuzimin me ligjin, me tenderë e me leje ndërtimore, ka shumë shokë gjithandej Kosovës, e një nga të tillët shumë të fortë është edhe ai i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri që po ashtu ka bërë bukur shumë për shkatërrim të qytetit, për dhënie të lejeve të ndërtimeve në mënyrë jo-ligjore, për përfshirjen e shumë avokatëve në korrupsion, për shantazhe ndaj qytetarëve etj.

Dejanoviç i Kllokotit Dejanovic është arrestuar vetëm për shkak se ka abuzuar me vota dhe ka bërë dallavere në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe përfundoj në pranga. E tash ne duhet të kërkojmë nga PSRK-ja që të mos ndalet vetëm aty, nëse vërtetë duan që si qytetar të kemi besim dhe të japim mbështetjen tonë të pa kursyer në luftë kundër krimit dhe shkelësve të ligjit. Tash nga të gjithë ne që e njohim realitetin e zymtë në Prishtinë, nga Qeverisja e Shpend Ahmetit i lidhur me rrjete të fuqishme të nëntokës dhe krimit të organizuar, shtrohet pyetja për PSRK-në se kur do ta fillon ti arreston edhe Kryetarët e Komunave të tjera të Kosovës duke e renditur në rend të parë Shpend Ahmetin. Kryetari matrapaz i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është i vetëm në abuzimin me ligjin, me tenderë e me leje ndërtimore, ka shumë shokë gjithandej Kosovës, e një nga të tillët shumë të fortë është edhe ai i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri që po ashtu ka bërë bukur shumë për shkatërrim të qytetit, për dhënie të lejeve të ndërtimeve në mënyrë jo-ligjore, për përfshirjen e shumë avokatëve në korrupsion, për shantazhe ndaj qytetarëve etj.



Krimi i madh në Komunën Prishtinës ka emër shumë të madh, akoma më të madh se në komunën e Pejës sepse i prinë një njeri që është në mandatin ë tij të dytë dhe e ka mësuar mirë këtë zanat. Pra Shpend Ahmeti nuk është i vetmi nga Komuna e Prishtinës, i lidhur me krimin e organizuar që duhet të përfundon prapa grilave, sepse për bashkëpunëtorë e ka edhe Dardan Sejdiun i cili thuajse prej se ka hyrë në komunë, se bashku me Shpend Ahmetin, kanë bërë pazare ilegale dhe kriminale me nëntokën e rrjetit të biznesmenëve të ndërtimit të egër dhe pa leje. Shtrohet pyetja tjetër - Pse Prokuroria Speciale e Kosovës, e arreston një Kryetar që është minoritet në këtë shtet, për disa vota, pavarësisht se nuk duhet nënçmuar kur është në pyetje shkelja e ligjit, por përball kësaj shkelje po amnistohet me krimi industrial sepse nuk e arreston Shpend Ahmetin duke e ditur që edhe fëmijët po e marrin vesh që ku ka filluar që nga viti 2014 për të bërë shkelje të ligjit, duke bërë marrëveshje me “industrinë” kriminale të ndërtimit, ku së bashku me pronarët e këtyre kompanive kanë ndërtuar vend e pa vend si dhe pa kurrfarë kontrolli ndërtesa me shumë kate, duke abuzuar edhe me planin hapësinor dhe hartën zonale, kanë mbirë ndërtimet si kërpudhat pas shiut me lartësi me të madhe se sa që ka qenë e lejuar me ligj.

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu plus rrethi i ngushtë i tyre kriminal duhet të hetohen dhe arrestohen, e jo ti mbyllin sytë dhe veshët Prokuroria Speciale e Kosovës, por duhet të veprohet shpejtë , duke i dhënë urdhër veprimi Policisë së Kosovës dhe pse jo të bëhet edhe një hetim me bazë akoma më të gjerë për lidhjet e tyre me krimin nga AKI-ja.

Së bashku me Shpend Ahemtin dhe varësit e tij duhet të shkon edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, duhet të arrestohen sepse viteve të fundit po sillet si AL CAPONE në Pejë, duke bërë kontrata dhe marrëveshje ilegale dhe në dëm të qytetarëve me biznesmenët lokal dhe më gjerë. Dhe Gazmend Muhaxheri duhet te arrestohet edhe për faktin se thuajse qe 1 vit kinse ka filluar rregullimin e sheshit të qytetit (KORZËS), dhe vetëm një pjese tani para 1 muajve ka përfunduar, kurse kompania e kontraktuar që po i kryen punët po i zgjatin pa nevojë punimet, duke u arsyetuar se ashtu e kanë bërë me marrëveshje me komunën, e nga kjo po e pësojnë bizneset dhe qytetarët.

Sheshi i qyteti eshte dashur të përfundoj brenda disa muajve, e jo të lihet anash, prandaj shtrohet pyetja duhet ta heton edhe këtë rast skandaloz PSRK-ja dhe të konstaton se sa pare i ka paguar Kryetari i Pejës, Muhaxheri për kompaninë e cila po kryen këto punime sikur të ecë me hapat e breshkës?.

Për shkak të dyshimeve që janë ngritur, për lidhje të ngushta me grupet e interesit, për përfitime grupore e personale, janë dy projekte që duhen urgjentisht të hetohen e anulohen dhe ato janë - Projekti : BOREA, dhe Ndërtimi i Korzës me ndërtim të egër, sepse me këtë ndërtim qytetareve do t’ju mungoj pamja e grykës së Rugovës dhe do të dëmtohet seriozisht arteria kryesore e depërtimit të ajrit të pastër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".