Politika kosovare po “edukohet” nga ndërkombëtarët, jo kurrsesi kriza të reja, por shpejt institucione të reja e shume stabile dhe funksionale!

Politika kosovare po “edukohet” nga ndërkombëtarët, jo kurrsesi kriza të reja, por shpejt institucione të reja e shume stabile dhe funksionale!

Hajrullah Tërnava

  • 16 March 2021 - 18:50

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava

Mesazhet që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar me kërkesat drejtuar të gjitha partive politike për krijimin e shpejtë të institucioneve të reja, dhe për të mos prodhuar krizë për të shkuar prapë në zgjedhje, do të bëjnë të veten. Prandaj hiq pa asnjë drojë, në kohë rekorde Kosova do të bëhet shume shpejtë me Qeverinë e re, por do të ndodhë edhe zgjedhja e Presidentes, me ose pa ndonjë presion shtesë, të orëve të fundit, nga diplomatët e huaj.

Zgjedhje që ishin më 14 shkurt, vërtetë ishin historike sa i përket ndryshimit në skenën politike të Kosovës sepse për herë të parë një parti politike arrin një rezultat të thellë maksimal, dhe legjitimohet nga qytetari për formimin e të gjitha institucioneve të shteti, kuptohet në marrëveshje me minoritetet që e njohin shtetin e Kosovës dhe janë kategori kushtetuese obligativë për të qenë pjesë e qeverisë. Asnjëherë deri më tani nuk kemi pasur rezultat zgjedhor mbi bazën e të cilit partia fituese ka mundur ta formon Qeverinë vetëm për vetëm me votat e deputetëve të partisë fituese, deri në këto zgjedhje të fituara nga LVV dhe Lista Vjosa e Osmani, që dolën me rezultatin rekord të fitores me mbi 50% të votave. Është shumë e pritshme, reale dhe aspak e pamundur që në afatin rekord të ndodhë edhe konsolidimi i të gjitha institucioneve të shtetit ditët në vijim. Kuvendit është obligim kushtetues i secilit deputet të zgjedhur, por edhe formimi i shpejtë i Qeverisë. Tani më dihet se përveç 58 deputetëve të partisë së parë fituese, janë në dispozicion edhe 10 deputet nga parti politike minoritare të integruara në realitetin e ri te shtetit të Kosovës që do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, dhe kështu arrihet maksimumi i votave prej 67 apo 8 deputet të mazhorancës për votimin e kabinetit të ri qeveritar. Presioni ndërkombëtar për të mos prodhuar krizë të re me lojën rreth zgjedhjes së Presidentit, do të krijon kushte normale që partnerët e koalicionit ta përmbyllin me sukses edhe këtë plotësim të pozitës vakante që tash për tash është me ushtrues detyre. Pra, presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar që po ju bëhet partive politike të deklaruar për mbetje në opozitë, që të jenë të pranishme në seance në momentin e votimit të institucioneve të shtetit, edhe për Presidentin, është lehtësim për të mos prodhuar krizë, por t’i respektojnë ligjet dhe kushtetutën për kushtet normale të mbarëvajtjes së procesit edhe për zgjedhjen e Presidentit. Ky presion i ndërkombëtarëve është i mirë edhe për arsyen se përjashton skenarin e rrezikshëm të shkuarjes përsëri në zgjedhje të reja, me çka nuk do të fitonte askush tjetër pos do të humbej kohe e re dhe rrëshqitje në krizë akoma më të thellë politike dhe ekonomike me vonesat të pa kufijtë, edhe pse është e pritshme që elektorati prapë do ti ndëshkon më thellë ata që prodhojnë situata krize. Zgjidhja e vetme është toleranca politike, sjella e përgjegjshme e të gjitha partive politike në raport me ligjet dhe Kushtetutën Rregulloren e Punës së Kuvendit, që deputetët të jenë të pranishëm në Kuvendin, të debatojnë dhe të votojnë sipas bindjes dhe vullnetit personal dhe politik. Sjella ndryshe, duke prodhuar krizë, do të ishte dhe një izolim me bashkësinë ndërkombëtarë e cila po kërkon institucione stabile dhe normalizim të jetës politike e institucionale.

Mesazhet që kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar me kërkesat drejtuar të gjitha partive politike për krijimin e shpejtë të institucioneve të reja, dhe për të mos prodhuar krizë për të shkuar prapë në zgjedhje, do të bëjnë të veten. Prandaj hiq pa asnjë drojë, në kohë rekorde Kosova do të bëhet shpejtë edhe me Qeverinë e re por do të ndodhë edhe zgjedhja e Presidentes, me ose pa ndonjë presion shtesë, të orëve të fundit, nga diplomatët e huaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".