Koha po troket në ndërgjegjien e liderëve për unitet ndaj shtetit!

Koha po troket në ndërgjegjien e liderëve për unitet ndaj shtetit!
Koha po troket në ndërgjegjien e liderëve për unitet ndaj shtetit!

Ismail Muçiqi

  • 18 March 2021 - 09:42

Shkruan:Ismail Muciqi

Kosova pas zgjedhjeve nacionale është në pritje të formimit të institucioneve të shtetit. Qytetarët e dhënë provimin e tyre duke dalur masovikisht ne zgjedhje duke dhënë votën e tyre për subjektet e caktuara të cilat tani janë në prag të konstituimit të institucioneve të shtetit.

Për tu konkretizua – sublimue rezultati i votimeve të gjitha partitë politike kanë obligime morale, kushtetuese dhe kombëtare që në këto momente, të lirohen nga botëkuptimet primitive, nga inatet dhe ti bashkohen kauzës për një unitet në ndërtimin e institucioneve të shtetit.

Zgjedhjet e fundit i qitën në shesh disa fenomene karakteristike për gjendjen në subjektet politike të Kosovës. Kësaj radhe shpërthej fryma progresive e mendimit të lirë të elektoratit i cili mendon dhe ec me kohën. Këto lëvizje paraqesin shpresën se më në fund qytetaret janë ata të cilët me vetëdije dhe përkushtim mund ta ndryshojnë skenën politike dhe gjendjen në shoqëri.

Këto ditë kur çdo njeri i Kosovës me kurreshtje po i përcjellë zhvillimet politike për të ec vendi përpara mjerisht disa liderë të partive politike të cilët i humbën zgjedhjet ende po manipulojnë me deklarata nxitës dhe përçarëse duke u munduar që të krijojnë probleme përmes grupeve parlamentare me rastin e zgjedhjes së Presidentit dhe institucioneve tjera të shtetit.

Këta lider politikë të cilët edhe elektorati i partisë së tyre ka filluar që t’jua kthej shpinën janë bërë strumbullar sahere që Shteti i Kosovës ka nevojë të krijoj stabilitet dhe unitet. Vetëm ata që nuk janë të vedishëm apo kanë probleme me vetveten apo kanë ndonjë defekt patologjikë mundë të veprojnë në kundërshtim me vullnetin e popullit.

Opstrukcionet e mundshme me rastin e zgjedhjes së Presidentit nga kushdo qoftë që bënë përpjekje në këtë drejtim tregojnë fytyrën e vërtet të liderit, të deputetit apo grupit parlamentarë. Shtetit te Kosovës tani i takon që të gjitha grupet parlamentare të partive të cilat janë të përfaqësuara në Parlament në mënyrë të përgjegjshme dhe parimore të marrin pjesë në mbledhjen e Parlamentit dhe të bëhen shembull për të mirë duke i votuar apo duke dhënë kontribut për të mirën e shtetit.

Për fat të mirë deklaratat dhe qëndrimet e liderëve të partive politike tani nuk po i përfillin as edhe anëtarët e subjektit që i takojnë. Ka ardhur koha që figurat të konsumuara në politikë të lëshojnë rrugë në mënyrë që vendin mos ta mbajnë pengë ky është veprim patriotik sa më parë që të shkojnë nga skena politike këta liderë aq më shumë do ti bëjnë nderë edhe popullit dhe Shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".