Mjaft me lojëra politike që e shkatërrojnë shtetin, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mjaft me lojëra politike që e shkatërrojnë shtetin, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
Mjaft me lojëra politike që e shkatërrojnë shtetin, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Skender Mulliqi

  • 18 March 2021 - 17:39

Shkruan: ANALIST- Skënder Mulliqi

Me lojërat për bllokim të proceseve të kësaj klase politike sikur jemi mësuar tashmë. E kanë pru situatën e keqe në Kosovë , pikërisht për shkak të lojërave politike. Për interesa të tyre për pushtet dhe materiale, Kosova është futur në spiralen e krizës së madhe politike dhe institucionale midis pandemie . Pamë po ashtu tri palë zgjedhje brenda harkut kohor shumë të shkurtër edhe këto në pandemi vdekjeprurëse , pa asnjë logjikë, pa ndonjë nevojë të madhe.

Ky jo stabilitet i njerëzve të pa përgjegjshëm politike , prodhojë situatë të keqe ekonomike dhe sociale, prodhojë ulje drastike të standardit jetësor të shumicës , të cilët po jetojnë keq. Prodhojë nivel të lartë të papunësisë, dhe largimeve nga vendi. Mos përgjegjësia e kastës së deri tashme në pushtet, bëri që të krijohet pa perspektivë të jetohet në Kosovë. U lëshuan në gjah për hajni dhe zhvatje masovike të pronës shoqërore dhe parasë publike, siç ishte vjedhja e Thesarit të shtetit dhe shumë hajni të mëdha e të vogla për 22 vite më radhë, që nuk do ti duronte as një shtet shumë I fuqishëm ekonomikisht. Po thuaj së u paralizuan proceset demokratike dhe zhvillimore nga krizat e vazhdueshme politike, të krizave institucionale e atyre ekonomike . Mbeten duke u marrë me vetveten e dhe interesat e tyre duke e lënë anash interesin madhor shtetëror dhe nacional . Kosova kurrë deri më sot nuk formojë institucione të qëndrueshme , që shumë ju nevojiten qytetarëve . Vendit po I mungon shumë çka që jetën e bënë të lumtur, sikur e kanë sot shumë vende demokratike të Evropës dhe të botës. Kishim deri më sot qeveri dhe kuvendarë më shumë për sy e faqe , e jo që ishin aty si të zgjedhurit e popullit , për ti kryer punët më përgjegjësinë më të madhe. Kuvendi I Kosovës sidomos kohës së fundit ishte shndërruar me shumë në “Klub Cirku”, ku na servoheshin zënka dhe marifete të tjera për qëllime te caktuara, për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të gjerë publikë, nga problemet e shumta .Por, një fat në gjithë këtë mesele, ishte vetëdijesimi I rrufeshëm e njerëzve pas një periudhe të gjatë , me zgjedhjet e 14 shkurtit .U qitën nga loja politike garda e vjetër dhe reaksionare së kishin bërë gabime të pa falshme të natyrës politike dhe veçmas në mos interesimin e tyre për zhvillim të gjithanshëm të Kosovës. Me 25 mars është data e konstituimit të organeve të reja të shtetit të dala nga vota e lirë e 14 shkurtit, ku dihet së forcat përparimtare politike triumfuan bindshëm. Qeveria e re tashmë i ka votat e nevojshme , por në pyetje është së a janë votat edhe për president të vendit? Sipas Kushtetutës së Kosovës të gjithë kuvendarët do të duhej të qëndrojnë atë ditë kur bëhet zgjedhja e presidenti në sallë. Çfarë mendimesh politike ,janë ato që kuvendarët e partive opozitare të ikin nga salla? Kjo është jashtë ligjore dhe jashtë përcaktimit të asaj së për çka deputetet edhe e kanë marrë besimin e elektoratit. Është koha e fundit për të mirën e Kosovës , që të kemi organe të qëndrueshme , të kemi edhe konsensus politikë të pozitë –opozitë kur bëhet fjalë për temat e interesit të shtetit të Kosovës. Duhet të largohemi përfundimisht nga praktikat e vjetra politike , të cilat shumë dëme deri më sot, i sollën Kosovës, dhe popullit të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".