Kushtetuta e Kosovës dhe partitë politike po e qojnë vendit në humnerë

Kushtetuta e Kosovës dhe partitë politike po e qojnë vendit në humnerë
Kushtetuta e Kosovës dhe partitë politike po e qojnë vendit në humnerë

Ismail Muçiqi

  • 19 March 2021 - 09:55

Shkruan:Ismail Muciqi

OPINION AKTUAL I KOHËS

Disa nene të Kushtetutës tëRepublikës së Kosovës janë bërë pengesë saherë që vendi duhet ti formojë institucionet e reja shtetërore. Hartuesit e Kushtetutës në fuqi të Kosovës të cilët shumë herë e kanë rrahur gjoksin duke u mburrur se ishin hartues të Kushtetutës, tani po rrinë të heshtur mu në kohën kur zgjedhja e Presidentit të vendit është në prag dhe po paraqet pengesa juridike në zgjedhjen e këti institucioni kredibilë. Saherë që u mbajtën zgjedhjet e lira në Kosovë zgjedhja e Presidentit dhe të institucioneve tjera të shtetit po paraqet probleme dhe vështirësi deri tek paraliza e institucioneve.

Kosova si Republikë Parlamentare përmes Kushtetutës në fuqi është gjithmonë e hendikepuar për shkak të përfaqësimit të pakicave si kategori Kushtetuese. Kështu 20 vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës u janë garantua deputeteve të komuniteteve Serbë dhe pakicave tjera Romë, Ashkali, Egjiptian, Turq dhe komunitetet Boshnjake.

Përshkak të kësaj autonomie në përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Kosovës dhe në mekanizmat tjerë qeverisës sa herë që vjen koha për të zgjedhur institucionet e reja, disa nene të Kushtetutës janë bërë pengesë serioze për sigurimin e votave të mjaftueshme të deputeteve për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Republika e Kosovës si Shtet Sujgenerisë me Kushtetutën në fuqi përkatësisht në disa nene të saja po paraqet vështirësi teknike dhe juridike dhe proceduriale për zgjedhjen e Presidentit.

Kësaj situate po i ndihmojnë edhe partitë politike, të pa kënaqura me numrin e përfaqësuesve (të deputeteve në Parlament) të cilat po thirrën në nenet e Kushtetutës në fuqi duke bërë opstrukcione me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Nëse Kushtetuta e Republikës së Kosovës konstaton – obligon deputetet që me rastin e zgjedhjes së Presidentit të vendit kanë obligime Kushtetuese të qëndrojnë në mbledhje, atëherë kjo nuk donë koment. Në këtë rast çdo deputet apo grup parlamentar i partive politike të cilët nuk marrinë pjesë në mbledhjen e Parlamentit me rastin e zgjedhjes së Presidentit bëjnë veprime antikushtetues.

Kjo do të thotë se këta deputet në bazë të neneve dhe normave Kushtetuese humbin kredibilitetin dhe mandatin e deputetit përkatësisht të përfaqësuesit të popullit. Kjo normë juridike duhet të trajtohet që në fillim të mbledhjes së Parlamentit me rastin e procedurave të gjedhjes se Presidentit të vendit.

Kjo do të thotë se ata deputet të cilët veprojnë kundër normave Kushtetuese vota e tyre qoftë pro ose kundër nuk duhet të numërohet fare. Kjo duhet të jetë pikënisja e procedurave për zgjedhjen Presidentit të vendit, në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë, hilet dhe bllokadat.

Asnjë vend në Botë nuk ka hartue Kushtetutë e cila paraqet probleme dhe vështirësi të caktuara në formimin e institucioneve siç është Kushtetuta e Kosovës. Shtetet me demokraci më të avancuara po thuajse asnjëherë nuk janë ballafaqua me këso problemesh juridike dhe Kushtetuese të cilat Kosovës po ja lidhin të dy këmbët.

Po theksojmë në fund se çdo veprim me prapavi i partive politike përkatësisht i grupeve Parlamentare të cilat paraqesin pengesë dhe bllokadë në formimin e institucioneve të shtetit nuk ia dojnë të mirën vendit, por do të gjykohen dhe dënohen nga populli, dhe do të mbahen në mend në kohën që po jetojmë dhe do të mbesin në faqen e zezë të rrjedhave historike të Parlamentarizmit dhe Demokracisë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".