Se kush do ta qeverisë shtetin, vendosi populli dhe jo konjukturat e korruptuara e të kriminalizuara politike!

Se kush do ta qeverisë shtetin, vendosi populli dhe jo konjukturat e korruptuara e të kriminalizuara politike!
Se kush do ta qeverisë shtetin, vendosi populli dhe jo konjukturat e korruptuara e të kriminalizuara politike!

Arsim Haziri

  • 19 March 2021 - 17:34

Shkruan: ANALIST- Arsim Haziri

Aktorët politik, nën gjykimin politik tashmë janë vlerësuar, dhe krahas këtij vlerësimi substancial dhe objektiv, duhet edhe të reflektojnë, pasi vendi aktualisht gjendet përpara një gjendje të rënde, që angazhimi për ndërrim kahesh nuk është edhe i lehtë. Prandaj ardhja e një qeverie te re ashtu siç e vulosi populli është çështje emergjente, këtë e tha edhe populli po ashtu edhe sfera ndërkombëtare, dhe presionet për një logjikë më progresive, mendoj se duhet të jenë edhe më të mëdha.

Dita e zgjedhjeve të 14 shkurti prodhoi dy argumente apo gjendje politike; një për klasën e vjetra e cila duke u identifikuar me korrupsionin dhe gjitha dukuritë e ngjashme, u ndëshkua masivisht nga elektorit, dhe në anën tjetër dha mbështetje masive për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për ndryshimet që kishte proklamuar për t'i ndërmarr në rast se fiton përkrahjen popullore. Tashmë përballe këtyre fakteve gjenden dy kahet politike, njëra që ndëshkimin ta shndërron në një reformim të thellë në mënyrë që të avancoj mëtejshëm, dhe tjetra, mbështetjen të mos e keqpërdorë dhe assesi të mos e konsideroj privilegj por përgjegjësi dhe angazhim. Ndërsa tanimë, partitë opozitare, ato që u përgjysmuan pikërisht pse gjithnjë mbanin qëndrim destruktiv, duhet t'i shtyjnë proceset përpara në mënyrë që vendi të mos përballet edhe me procese të reja e mundshme politike, kësisoj të arrijnë edhe para opinionit publik të konfirmojnë për përfaqim të një qasje më pozitive. Kjo do t'i ndihmonte tejet shumë! E sa i përket ndikimeve evropianë në relacion me presionin që po ua drejtojnë partive opozitare për mos bllokim institucionesh, e konsideroj hapë të qëlluar dhe konstruktiv, duke e vlerësuar njëkohësisht edhe për angazhimin human që po e bëjnë në drejtim të shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".