Për interes të shtetit të harrohen inatet, LDK-ja t’ja jep votën për presidente Vjosa Osmanit, të shpërblehet me pozitën e Kryetarit të Kuvendit

Për interes të shtetit të harrohen inatet, LDK-ja t’ja jep votën për presidente Vjosa Osmanit, të shpërblehet me pozitën e Kryetarit të Kuvendit
Për interes të shtetit të harrohen inatet, LDK-ja t’ja jep votën për presidente Vjosa Osmanit, të shpërblehet me pozitën e Kryetarit të Kuvendit

Skender Kapiti

  • 20 March 2021 - 15:45

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI 

Roli i madh që mund të luajë sot LDK-ja dhe i cili i jep asaj shansin e rritjes së besimit të elektoratit të saj , si dhe ringritjen e saj si forcë politike , si alternativë e re është qëndrimi i saj karshi ngritjes dhe konstituimit të institucioneve të Kosovës, si një opozitë politike serioze dhe konstruktive por pse jo edhe për marrëveshje e kompromise politike e me rëndësi kombëtare  me VETEVENDOSJEN dhe me Listën “Guxo” të Vjosa Osmanit, listë e cila ka figura dhe politikanë të cilët janë lindur dhe formuar politikisht në djepin e LDK-së. Vjosa Osmanin , Donika Gërvallën dhe shumë politikanë të tjerë të dalë nga LDK-ja,  por që në rrethana të caktuara mosmarrëveshjesh u është imponuar nga prepotenca, arroganca, injorimi dhe nga  presioni i uzurpatorëve të LDK-së  që edhe të largohen nga LDK në pamundësi për reformimin e saj dhe në pamundësi për të luftuar brenda LDK-së kompromiset dhe marrëveshjet e pazaret kriminale e korruptive të klaneve uzurpatore të LDK-ë.

Këtë veprim të këtyre deputetëve të listës “Guxo” të Vjosës, LDK-ja tashmë e kthjelluar dhe e c penguar nga kthetrat e klanit   Mustafa duhet që LDK-ja tani ta vlerësojë si kontribut dhe sakrificë të tyre; dhe duhet që tashmë LDK-ja të reagojë dhe të reflektojë pozitivisht, demokratikisht dhe lirshëm në mënyrë që të përtërihet seriozisht.

Nëse do t’i duhej  ndonjë marrëveshje dhe ujdi e nevojshme e VETEVENDOSJES dhe Listës “Guxo”  për ndërtimin dhe konstituimin e institucioneve të shtetit të Kosovës së pari kjo aleancë si më e duhura, më e pranuara dhe më e justifikuara është ajo me LDK-në e reformuar me kryetar Lumir Abdixhikun.

LDK-ja ka energji dhe potencialë të mëdha intelektuale,  politike dhe akademike të cilët nuk janë vesveselinj dhe as ekstremistë egoist e përçarës,  por LDK  ka të tilla kapacitete tolerantë, të arsyeshëm dhe logjikisht të shëndetshëm që të afrohen e të merren vesh për të mirën publike, shoqërore e kombëtare, për interesin përgjithshëm ,për funksionimin e shtetit dhe të institucioneve.

Në këto kushte kur në qeverinë KURTI 2 do të ketë edhe ministra, zëvendësministra e drejtorë dikasteresh edhe nga Lista e Vjosa Osmanit, pse p.sh. të mos jetë  drejtuesi i Parlamentit nga LDK-ja në mënyrë që t’i pritet rruga spekulantëve të opozitës sidomos atyre të PDK-së të cilët kanë një egoizëm tepër fanatik kundër Osmanit, që janë ekstremisht  inatqorë dhe kundër zgjedhjes së saj si Presidente e Kosovës; janë egoist dhe kundër kapacitetit të lartë politik, profesional dhe intelektual të saj si personaliteti më i pëlqyeshëm publikisht në Kosovë , e që doli si më e votuara në rang kombëtar në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Tani LDK-ja duhet të bëjë më të mirën që i duhet Kosovës , që ajo ta votojë Vjosa Osmanin si Presidente , dhe pse jo duke edhe mundet për ta kërkuar që ta ketë LDK-ja postin e kryeparlamentarit. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".