Qeveria Kurti duhet t’i nxjerr vetë temat me prioritet dhe kushtëzim për vazhdimin e dialogut me Serbinë!

 Qeveria Kurti duhet t’i nxjerr vetë temat me prioritet dhe kushtëzim për vazhdimin e dialogut me  Serbinë!
 Qeveria Kurti duhet t’i nxjerr vetë temat me prioritet dhe kushtëzim për vazhdimin e dialogut me  Serbinë!

Muhamet Kelmendi

  • 21 March 2021 - 07:37

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Prioritetit të temave në dialogim duhet kushtuar rëndësi. Por këtu e para është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe e Serbisë nga Kosova. Pas kësaj njohjeje vjen reciprociteti në raportet Kosovë - Serbi, sidomos në çështjet nacionale, si të Luginës së Preshevës, me minoriteti serb në Veri etj. Dhe, temë e tretë është përgjegjësia penale e shtetit serb dhe e kriminelëve serb në Kosovë. Gjetja e të zhdukurve dhe pastaj është tema e dëmshpërblimit.

Çka duhet të dialogohet me shtetin serb? Dialog do të ketë midis Kosovës dhe shtetit kriminal serb. Po pritet të krijohen organet e pushtetit në Kosovë për të pasur mundësi për rifillimin e dialogut aty ku ka mbetur. Po them ku ka mbetur sepse kështu është plani i BE-së. BE ende nuk ka ndryshuar në temat e dialogimit. Dhe në tavolinë është Asociacioni serb në Kosovë me pushtet juridiko-ekzekutiv, si dhe marrëveshjet e arritur më herët. Si do të zhvillohet dialogu? Nëse lejohet nga qeveria Kurti që po vjen të përcaktohen temat nga BE apo nga shteti serb, nuk do të ketë tema që dëshiron Kosova. Nuk do të kemi dialog për dëmshpërblim dhe as për përgjegjësinë penale për krimet serbomëdha në Kosovë. Natyrisht se nuk do të diskutohen as mjetet financiare në shumë prej 2 milliardë euro të pensioneve që janë grabitur si dhe dëmet tjera të bëra. Nuk e paraqitet nga BE kush as njohja reciproke dhe nuk e futë parimin e njohur ndërkombëtar, të sanksionuar nga OKB, reciprocitetin në raportet Kosovë-Serbi. Temat nga BE janë tema për Asociacionin, për gjetjen e të zhdukurve, si dhe temat me karakter administrativo-juridik. Do të ketë edhe kërkesa për të shikuar marrëveshjet e arritura në fushën e ekzekutimit. Ka mundësi me ndikimin serb të futet tema për Trepçën, por rrezikun e pa qen nga FSK, për komunat e reja dhe tema e Ujmanit etj. Këto janë përafërsisht temat që BE i dëshiron për të dialoguar. Mundë të dalin edhe tema tjera. Në këtë kuadër i takon qeverisë Kurti që të përgatiten temat dhe materiali përcjellës për çdo temë veç e veç që shkojnë me ato tema dhe të njëjtat të jua dërgojë kompetentëve në BE dhe në qendrat e ndryshme evropiane e më gjerë, kryesisht në Vashington, në Londër, në Berlin, në Romë e në Paris, n OKB. Temat që kërkohen nga qeveria Kurti duhet të jenë: 1. Njohja reciproke e shteteve tona, 2 Dëmshpërblimin e dëmeve të bëra në Kosovë nga Serbia, 3. Rikthimin e mjeteve të vjedhur të pensioneve në Kosovë , 4. Ndarjen e obligimeve si shtete ndaj njëri - tjetrit dhe botës, 5. Formimin e një Gjykate Speciale, si kjo e Kosovës, për Serbinë, 6. Futjen e reciprocitetit në raportet Kosovë-Serbi. Me këto tema dhe me vendosmërinë e qeverisë Kurti në dialog mund të krijohet situata që dialogu të merr rrugën e mirë dhe zgjedhore. Si po shihet unë këtu nuk fola fare për kërkim falje të shtetit serb për dhunë dhe terrorin e bërë në Kosovë. Kjo për faktin se çështja e tillë është çështje morale dhe fakt që tregon ndarjen e Serbisë nga e kaluara. Dhe, a kërkon falje a jo, për Kosovën në aspektin e dialogimit nuk ka rëndësi. Rëndësi ka në fushën e besimit reciprok. Prandaj, këtu bëra vetëm një analizë dhe i radhita temat në fushën juridiko-penale e detyrimore. Natyrisht se çështjet duhet të analizohen mirë dhe gjerë, si dhe mbi atë të përcaktohen prioritetet në dialogim me shtetin serb. Kosova nuk duhet të lejojë temat tjera të futen në dialogim pa i zgjidhur çështjet që i përmenda. Ikja nga këto është shumë e dëmshme. Atë nuk duhet lejuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".