Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përfundon e keqja kriminale e instaluar nga strukturat kriminale të SHIK-ut ilegal për me shume se dy dekada të kaluara keq!

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përfundon e keqja kriminale e instaluar nga strukturat kriminale të SHIK-ut ilegal për me shume se dy dekada të kaluara keq!

Gani Qarri

  • 21 March 2021 - 12:54

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, qëllimi kryesor dhe synimi vendimtar i Qeverisë së re, e të legjitimuar nga vullneti i mbi 50% i popullit, duhet të jenë instalimi i themelt dhe ngritja e fuqizimi i shtetit të së drejtës, luftimi i problemeve në fushën e sundimit të ligjit, ndikimit politik, korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe vendosjen përfundimtare të rendit shtetëror dhe sundimit të ligjit në veriun e shtetit të Kosovës. Madje instalimi i plotë i shtetit të së drejtës dhe çrrënjosja përfundimtare e krimit të organizuar, mbeten sfidat kryesore të Qeverisë së re e cila që nga ditët e para, duhet t’i shpallë luftë frontale, kësaj të keqeje të instaluar e kultivuar për dy dekadat e kaluara nga SHIK-u ilegal si dhe klanet kriminale të PDK-së, me satelitët e ekspoziturave te saj si jane : LDK, AKR,AAK, NISMA.

I gjithë faktori ndërkombëtar që është në mbështetje të shtetit të Kosovës, edhe vet ambasadori Amerikan në Prishtinë Philip Kosnet po vazhdon me këmbëngulje të kërkojë shkëputjen përfundimtare të hallkave mafioze të krimo-politikës se instaluar në drejtësi kosovare , vendosjen në binar të sigurt e të besueshëm të prokurorisë e gjyqësorit si dhe mbarë sistemit të drejtësisë në vend. Madje z. Kosnet me rastin e ceremonisë të Akademisë së Drejtësisë, i ftoi publikisht prokurorët dhe gjyqtarët, që në punën e tyre, të lënë mënjanë gjithçka që mund t’i shpërqendrojë nga vendosja e drejtësisë dhe garantimi i një sistemi të drejtë për popullin e Kosovës, megjithëse kjo nuk është detyrë e lehtë dhe kërkon vendosmëri e guxim, për të vepruar në bazë të ligjit, duke lënë anash bindjet personale dhe përjashtuar ndikimet politike.

Për aq më tepër, gjendja e rëndë në sistemin e kapur dhe jofunksional të drejtësisë vendore, ka detyruar edhe vet fituesin e zgjedhjeve Albin Kurti, që në intervistën e parë për shtypin e huaj të deklarojë hapur, se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë top prioritet i Qeverisë së re, prioritet që ai e kishte edhe në qeverinë e kaluar 50 ditore, i cili u ndërpre pas rrëzimit të Qeverisë Kurti-1.

Madje siç shprehet z.Kurti, Qeveria e tij, ka per prioritet mbi prioritetet punënsimin dhe drejtësinë, pasi që Kosova është shkatërruar nga papunësia e madhe dhe korrupsioni e krimi i organizuar i mbjellë dhe zhvilluar nga partitë e inkriminuara për më tepër se dy dekada në vend, gjë që nuk mund të arrihet lehtë dhe pa një luftë të vendosur e permanente kundër tyre.!

Dhe duke qenë se krimi dhe korrupsioni, për gjithë këto vite, janë përqendruar në maje të shtetit e deri ne Presidence , ai shtoi se qëkur ishte emëruar kryeministër në mandatin e tij të parë, menjëherë kishte filluar operacionin për verifikimin e administratës së lartë, punë të cilën do ta rinisë serish, aty ku e ka lënë, si dhe do të kalojnë ligjin anti-mafia, ligjin VETTTING, e pikërisht kjo është edhe arsyeja e madhe pse njerëzit votuan masivisht si asnjehere me pare , votun në mënyrë kaq masive për te sjelle Ndryshimin.

Kjo është mënyra e vetme që ne përfundimisht, t’i japim fund një regjimi të vjetër ku elitat e korruptuara përqendrojnë pasurinë”, u shpreh Kurti, për gazetën e njohur “Le Temps”.

Gjithë kjo dëshmon se angazhimi serioz për drejtësi efikase e të pa varur, do të jetë prova më rrënjësore e besimit qytetar ndaj opsionit për alternativën e ndryshimit, ndaj instalimi i shtetit të së drejtës pa dallim mes qytetarit dhe pushtetarit, duhet të ndodhë patjetër, pasi që vet ne, jemi dëshmitar, se të gjithë ata që, në të kaluarën me manipulime dhe hajni të paskrupullt u kriminalizuan dhe ngritën në pushtet, e dëmtuan shoqërinë dhe vendin, në mënyrën me neveritëse, kurse tani po mundohen të fshihen prapa popullit duke provuar të shfajësohen dhe sillen si “engjëj”.

Por përkundër përpjekjeve të tyre për ti mbuluar bëmat e veta kriminale, mu këta mafioz politik, gjatë gjithë këtyre viteve i kemi parë se si e keqpërdornin edhe ditën e pavarësisë duke shkuar te memorialët e heronjve dhe varret e dëshmorëve, prej të cilave nuk kanë pasur turp të kërkojnë përqindje dhe kanë përfituar edhe nga tenderët për ngritjen e tyre, në format më të korruptuara e kriminale.

Ndaj Qeveria e re, ashtu siç premton edhe vet z.Kurti, duhet medoemos të arrijë ta shkëpusë këtë zinxhir të trishtë të krimit te organizuar, të trashur e sforcuar për mbi 21 vite me radhë, pasi që qytetarët e vendit, ka kohë që janë ngopur me këta mashtrues, të cilët janë instaluar në secilën fushë dhe në të gjitha institucionet, duke kapur edhe vet shtetin, që nga punëtori i sigurimit komunal e deri në kabinetin presidencial të Kosovës, të sunduar arbitrarisht nga mafia politike dhe politikanët e kriminalizuar deri në fyt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".