Deputetët të sillen me përgjegjshmëri në Kuvend, të mos provokojnë zgjedhje të reja!

Deputetët të sillen me përgjegjshmëri në Kuvend, të mos provokojnë zgjedhje të reja!
Deputetët të sillen me përgjegjshmëri në Kuvend, të mos provokojnë zgjedhje të reja!

Dardan Grapci

  • 21 March 2021 - 17:02

Shkruan: ANALIST- Dardan Grapci

Nëse këtë herë partitë politike sillen me aq pa përgjegjësi dhe krijojnë krizë duke e dështuar zgjedhjen e Presidentit që e legjitimoi dhe legalizoi populli me votë plebishitare, si pasojë do të pamundësohet edhe krijimi i qeverisë, do të detyrohet përsëri që faktori ndërkombëtar në Kosovë, ambasadorët e vendeve të fuqishme mike, të gjejnë një figurë të re për President, ta na e sjellin në zarf, ashtu siç e pati bërë edhe Christopher Dell para disa viteve kur e pati sjellë Atifete Jahjagen në krye të shtetit.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde edhe në vitin 2019 ka qenë kundër ish-Qeveris së atëhershme, sidomos kundër vendimeve që i merrte ish-Presidenti Thaçi me klasën e tij drejtuese të PDK-s dhe koalicionin qeverisës.


Prandaj reagimet e këtij ambasadori duhet të merren shumë seriozisht, duke e ditur që Gjermania ka qenë njëra nga shtetet që e kanë pranuar ndër të parat Pavarësinë e Kosovës menjëherë pas deklarimit të Pavarësisë, dhe janë është avokati kryesor në BE për perspektivën evropiane të Kosovës, për liberalizim të vizave dhe integrim. Ambasadori gjerman Rohde ka qenë shumë herë i qartë në reagimet e tij, për të treguar e dëshmuar se çka po kërkon shteti i tij nga Kosova, sa që edhe me këtë deklaratë është akoma edhe më i qartë dhe shumë i zhgënjyer me procesin e vonuar të krijimit të Qeveris se re dhe zgjedhjen e Presidentit të ri, ku më shume po e kritikon bllokun e partive politike opozitare, për shkak se ata janë duke krijuar e përgatitur skenarë befasuese për ta bllokuar këtë proces që nga përfundimi i zgjedhjeve me 14 shkurt dhe zbardhjes së rezultatit për partinë fituese.



PDK-ja dhe LDK-ja janë dy partitë kryesore që po mundohen ta bllokojnë procesin e krijimit të institucioneve të reja , për ta quar vendin përsëri në krizë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, duke i vënë kushte liderit të VV-s dhe Vjosa Osmanit ende pa u formuar Qeveria.


Këto lojëra dhe skenarë të mbrapshta të partive politike të dështuara, të korruptuara e të dënuara nga populli, duhet dhe mundë të neutralizohen, të prishen dhe mos realizohen. Vetëm nëse angazhohet seriozisht faktori ndërkombëtar, duke ju tërhequr vërejtjen të gjitha partive që ta pranojnë rezultatin, të bëhen pjesë e institucioneve secili sipas meritës dhe fuqisë politike, dhe të bëhen kujdestar të mirë të mbikëqyrjes së punës së Qeverisë. Prandaj është shumë iu mirëseardhur reagimi i ambasadorit gjerman Rohde, që thotë se Kosova nuk ka nevojë edhe për një palë zgjedhje, sepse qytetarët janë të lodhur psikikisht edhe fizikisht, prandaj ish-liderët politik që tani janë në opozite, duhet të votojnë për Presidentin e ri, dhe ta krijojnë Qeverinë e re, e mos ta kundërshtojnë, sepse para botës demokratike do të dalim tepër jo serioz sa që do të na largohen të gjithë miqtë që i kemi, dhe askush nuk do të na ndihmon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".