Serbia synon serbizimin e DARDANISË!

Serbia synon serbizimin e DARDANISË!
Serbia synon serbizimin e DARDANISË!

Muhamet Kelmendi

  • 22 March 2021 - 09:45

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb e vendosur nga krimineli Vuçiq tregon pikësynim strategjike të Serbisë mbi Kosovën e serbizuar. Ky pikësynim nuk është hequr asnjëherë nga politika serbe tash e më se dy shekuj.

Natyrisht se bazën e ka kjo politike ekspansioniste dhe e përcjellë me dhunë dhe me terror, me gjenocid ndaj kombit shqiptar, që në shekullin e 13, atëherë kur ky vend dhe shume pjesë tjera të kombit shqiptar qenë pushtuar nga Serbia e Car Dushanit.

Mbi këtë akt kriminal gjenocidial serb po vepron shteti serb që nga viti 1871, duke kryer dhunë dhe masakra të mëdha ndaj vendasve, shqiptarëve Dhuna dhe gjenocidi ka filluar kryesisht me pikësynim e shtrirjes së territorit serb në territoret shqiptare.

E tërë kjo u bë mbi politikën e ndjekje të bazuara në masakra të mëdha. Kështu ishte ndjekja në vitet 1877/78 e mbi 300 mijë shqiptarëve nga Kosova Veri-Lindore, nga krahinat e Toplicës, Pirotit, Leskovcit, Nishit etj. Të dhënat flasin se gjatë kësaj ndjekjeje masovike të shqiptarëve janë masakruar mizorisht rreth 35.000 veta. Midis tyre edhe fëmijë, pleq dhe plaka, nëna shtatzëna etj.

Dhuna e tillë ishte edhe ndaj viseve shqiptare që u aneksuan nga Kongresi i Berlinit.

Ajo  u bë edhe ndaj shqiptarëve të Plavës dhe të Gucisë, të Hotit e të Grudës, të Malësisë së Shkodrës, të Tivarit dhe të Ulçinit. Dhuna e tillë në përmasa zhdukëse të gjëra u zhvillua ndaj shqiptarëve në Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike.

Pas kryengritjes së madhe shqiptare dhe luftës në Grykën e Kaçanikut, kur de-fakto, Perandoria Osmane tërhiqej nga Ballkani, u sulmuan në Veri dhe në Lindje shqiptarët nga ushtria serbe, në Veri-Perëndim nga Mali i Zi dhe në Jug nga Greqia. Dhuna dhe gjenocidi ishte i gjerë dhe shtrihet ndaj çdo shtese dhe moshe. Dhe, përkundër kësaj, Konferenca e Ambasadorëve, në vitin 1914 e ndaj popullin shqiptar në dysh.

Mbi gjysma e vendit iu aneksuan Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Dhuna shoveno-fashiste serbo-malazeze e greke u sanksionua me traktat ndërkombëtar. Këtë e provojnë masakrat në mes dy luftërave botërore. Nga viti 1918 e deri në vitin 1941 u zhduken mbi 180.000 shqiptar. U dëbuan deri në vitin 1927 mbi 280.000 veta. Ndërsa, nga viti 1927 deri në vitin 1941 rreth 335.000 shqiptar. U bënë plane pas planeve, programe etj. për zhdukjes e shqiptarëve nga trojet e veta.

Këtë e filloi Ivo Andriç, një serbomadh që morri çmimin Nobel, duke dhënë idenë e gjenocidit ndaj shqiptarëve si masë për të siguruar dhe zgjeruar shtetin serbë në viset shqiptare, në jug të Serbisë. Kaluan këto analiza fashiste të ASHS. Këtu doli plani i Garashaninit dhe plani i Vaso Çubrillovit, me titull: "SHPERNGULJA E SHQIPTAREVE" Në këto plane të përbashkëta janë vrasjet, përdhunimet, plaçkitjet, masat e konfiskimit të pasurisë, uria dhe format tjera gjenocidiale, drejt te vrasjet..

Po në këtë kohë nënshkruhet edhe Marrëveshja Serbo-Turke për shpërnguljen e shqiptareve në Turqi. Sipas kësaj përcaktohet që nga viti 1938 e deri në vitin 1946, për çdo vit të dëbohen rreth 35.000 shqipëtar në Turqi.

Në vitin 1946 do të takoheshin përsëri qeveria serbe dhe ajo turke për të përcaktuar shpërnguljet tjera të shqiptarëve. Në vitin 1944 ripushtohen përsëri viset shqiptare, si Kosova e sotme, Kosova Lindore, viset shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Këtu fillon përsëri dhuna dhe terrori, masat për serbizimit e Viseve të ripushtuara. Nga viti 1944 e deri në vitin1965 kur shkarkohet krimineli Rankoviq, vriten rreth 120.000 shqiptare dhe dëbohen në Turqi mbi 280.000 të tjerë. Kurrë nuk harrohen masakrat e Tivarit, të Banatit, të Drenicës, të Luginës së Moravës dhe të Dukagjinit.

Veç kësaj kush mundet të mos e vë në spikamë urinë që shkaktoj pushteti serbomadh në dimrin e vitit 1945/56. Ndërsa, aksionin e armëve, nuk e harron askush. Nuk ka familje që nuk u maltretua dhe nuk u keqtrajtua fizikisht deri në vrasje.

Dhuna nuk pushon edhe me vonë. Vitit 1968 shënon kthesën e madhe në vetëdijen kombëtare shqiptare. Demonstrata u bënë në NENTOR TE VITIT 1968 në tërë Kosovën. Dhuna ishte përgjigje ndaj demonstrueseve.

Arrestimet tash morën dimensione të gjera. S’ka njeri që nuk e njeh liderin e kombit shqiptar ADEM DEMAQI. Heroi ynë mbetet çdo herë në kujtesën revolucionare shqiptare. Adem Demaqi ishte emër që u priu shqiptarëve në aksionet për liri dhe për pavarësi. Kështu erdhi viti i RILINDJES KOMBETARE SHQIPTARE i 1981.

Demonstrata ishin masovike.  Kërkesa për Republike u ngulit në mendjen dhe në ndërgjegjen shqiptare. Aksionet për liri dhe për pavarësi të kombit u thelluan. Por, përsëri armiku serbojugosllavi nuk u ndal. Pushtuesi e intensifikoje dhunën dhe terrorin, masat kriminale. Vrau me qindra veta dhe filluan arrestime masovike. Dhuna u shkallëzua shumë.

Nën udhëheqjen e LPK-së u firmua UÇK-ja. UÇK e organizoje dhe e udhëhoqi KRYENGRITJEN E PERGJITHSHME POPULLORE TE UDHEHEQUR NGA UÇK Paraprakisht, viti 1981-1998, shënon kohën më të ashpër. Në atë periudhë u arrestuan mbi 1 milione shqiptare. U vrane ne armaten serbojugosllavi rreth 87 te rinje dhe ne vend rreth 1.300 te tjere.Ne luften clirimtare u masakruam rreth 13 mije shqiptare, 150 mije objekte te ndryshme u shkaterruan, u perdhunuar mbi 20 mije femera shqiptare dhe u debuan mbi 1 milion shqiptare jashte vendit. Edhe sot jane mbi 1.600 shqiptare te pagjetur. Dhe po vazhdon ekspansionizmi serbomadh me te madhe. Kriminelet si Vucic, Dacic, Vulin dhe gruaja mashkull serbe, Bernabic, si kryeminister, e vleresojne Kosoven ne vend serb. Guaja mashkull i quane shqiptaret te"eger" . Vulin dhe Dacic e kercenojne vendin tone me intervenim ushtarak. E krimineli Vucic tregon me flamurin serb mbi DARDANI se do te vazhdoje ekspansionizmin pansllave mbi tokat shqiptare. Kjo ne obligon qe si komb te perkatitemi dhe se bashku te ruajme DARDANINE ILIRIANE. Vendi ruhet dhe sugurohet me masa adekuate mbrojtese. Armikut i pergjigjet me mjete te njejta. Shqiptaret nuk kane ku shkojne. Kane humbur mbi 28 mije kilometra katrore ne Veri-Lindje dhe mbi 20 mije ne Jug te vendit tone. Armiqet po armatoset rende. Kane blere dhe kane krijuar ushtri shume profesionale. Te armatosur mire dhe ne gjendje per te sulmuar territorit tona. Ketyre u delet per ball vetem me mjete te njejta. Kombi yne ka aftesi dhe mundesi per te mbrojtur veten. Rruge tjeter nuk ka.

ëShkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".