Referendumi i 14 shkurtit kundër politikës kriminale do të përsëritet pas 6 muajsh në vjeshtë, në zgjedhjet lokale

Faik Krasniqi

  • 22 March 2021 - 13:16

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, vlerëson se qytetarët e Kosovës janë vetëdijesuar aq shumë për tra bërë diferencimin politik me votë, me ndëshkim, sa që storja e zgjedhjeve të 14 shkurtit, humbja e të korruptuarave, do të jetë akoma më e madhe në vjeshtë, në zgjedhjet lokale.

-Më 14 shkurt ishte Referendum kundër politikes kriminale. Ishte votë Revolte ndaj kastës kriminale që degraduan çdo gjë në këtë vend.Ky ndëshkim është dashur të ndodhë shumë vite më parë, por më mirë vonë se kurrë. Zgjedhjet lokale janë pas gjashtë muajve.

Partitë që u ndëshkuan duhet të ulin bishtin dhe të reformohen rrënjësisht. Mos të luajnë rolin e budallait, por mesazhin e 14 shkurtit ta lexojnë drejtë pse erdhi ky ndëshkim aq i rëndë. Në të kundërtën do të ndëshkohen akoma më keq se në zgjedhjet e përgjithshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".