Me tolerim a me koalicion zgjidhet znj.Osmani Presidente e Kosovës?

Me tolerim a me koalicion zgjidhet znj.Osmani Presidente e Kosovës?
Me tolerim a me koalicion zgjidhet znj.Osmani Presidente e Kosovës?

Muhamet Kelmendi

  • 22 March 2021 - 16:02

Shkruan: Prof.Dr.  Muhamet Kelmendi

Zgjedhja e organeve të pushtetit në Kosovë, është e rregulluar me normat kushtetuese dhe qartazi del se në dy zgjedhjet e para kërkohen 2/3 e votave dhe në radhën e tretë shumica e votave të deputetëve për President/te të Republikës.

Kjo është për zgjedhjen e Presidentit a Presidentes së Republikës së Kosovës. Ndërsa, për konstituimin e zgjedhjen e Kryetarit dhe të Kryesisë së Kuvendit dhe të Qeverisë detyrimisht votohet me shumicë të  votave.

Në këto dy çështje VV i ka votat. Pos deputetëve të VV për këto votojnë edhe 3-5 deputet të tjerë të minoriteteve. Aty voton edhe ndonjë deputet tjetër. Zgjedhjet bëhen me 61 deputet. Kështu u zgjodh Kryetari i Kuvendit, z Konjufaca me këtë pritet që edhe te Qeveria të zgjidhet. Mbetet pozita e Presidentit! Natyrisht se këtu nuk janë votat.

Por e çuditshme është pse VV nuk bëri apo nuk po bënë koalicion me partitë opozitare, me PDK a LDK, ndoshta edhe me AAK, për zgjedhje. Shkuarja në zgjedhje të Qeverisë pa koalicion e ka humbur tërësisht rastin VV për të kërkuar vota për z. Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës. Kudo në vendet parlamentare bëhen koalicione. Kjo është juridikisht e lejueshme dhe zgjedhje e mundshme.

Këtë VV nuk po e bënë. Nuk kërkoj asnjë koalicion dhe natyrisht se tash çdo parti vendos sipas interesave të veta. Varet nga partitë a bëjnë tolerancë parlamentare, kuptohet nëse nuk e votojnë, apo e lëshojnë seancën, si dhe kështu mungon kuorumi për votim. Partitë janë të pavarur dhe vendosin sipas interesave të tyre. Ndaj tyre nuk ka masa ndëshkuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".