Reagim ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Petar Stano, ish gazetar sllovak, shteti i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe e cila me ngulm mbron interesat panserbe, dhe pansllave

Reagim ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Petar Stano, ish gazetar sllovak, shteti i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe e cila me ngulm mbron interesat panserbe, dhe pansllave
Reagim ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Petar Stano, ish gazetar sllovak, shteti i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe e cila me ngulm mbron interesat panserbe, dhe pansllave

Halim Hyseni

  • 23 March 2021 - 09:26

Shkruan:Halim Hyseni

Bashkimi Evropian, me perfiditet ndihmon krijimin e Serbisë Madhe, të kasapit të Ballkanit SllobodanMillosheviqit

Para dy tri ditëve Petar Stano, zëdhënës i BE-s deklaroi se: ““BE-ja dhe shtetet anëtare presin nga palët që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet nga e kaluara. Çështjet e hapura nga marrëveshjet e mëparshme duhet të adresohen paralelisht me negociatat në vazhdim e sipër për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha Stano, teksa iu përgjigj pyetjeve lidhur me atë se a do të bisedojnë palët për krijimin e Asociacionit gjatë bisedimeve në Bruksel.

Asociacioni është një mjet i krijuar në vitin 2013, për të adresuar nevojat e komunitetit jo shumicë serb në Kosovë. Si pjesë e negociatave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse është thelbësore që të adresohen në përgjithësi aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

Në vitin 2013, Kosova ka hyrë në Marrëveshje për të themeluar Asociacionin e komunave serbe. Kjo marrëveshje është bërë me vullnet në mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është anuluar apo tërhequr asnjëherë. Në fakt, Marrëveshja e vitit 2013, është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me shumicën e 2/3 të votave. Duke bërë këtë, Kosova, ka marrë obligime ndërkombëtare për të zbatuar këtë marrëveshje”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

E saktë! Nuk ka asgjë t’i shtohet as t’i hiqet! Por ato që duhet shtuar dhe mirë analizuar dhe vërtetuar dhe argumentuar janë shkaqet dhe pasojat e tmerrshme të nënshkrimit dhe të realizimit të kësaj Marrëveshjeje për të ardhmen jo vetëm të Ballkanit, por dhe të Evropës Plakë, e cila me paaftësinë e saj për të mbrojtur vlerat demokratike dhe humane të shpallura nga ajo vet si vlera evropiane, ka shkaktuar dhjetë herë tragjedi të tmerrshme njerëzore, duke filluara nga Kongresi i Berlinit, deri në dekadën e fundit të shekullit XX, kur gjithnjë e paaftë, e përçarëë me dije apo pa të,është bërë fajtore për gjenocidin e shtetit terrorist serbe, për vdekjen mbi 131.000 qytetarëve të saj: në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Ekzekutimi çnjerëzor i njerëzve, mizoritë më të tmerrshme të mundshme:djegia e njerëzve për së gjalli, prerja e duarve në bërryla, qafë, dhunimi seksual i grave para familjarëve ( në mesin e tyre edhe vajzave nën moshën 18 vjeçare, vrasja e tyre pas epshit shtazarak apo hedhja e tyre e gjallë në bunarë), për Bashkimin Evropian, bazuar në mbështetjen të cilën ia jep Serbisë, dhe Ministritë të informatave të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, kryetari të tashëm Aleksandër Vuçiqit, i cili sipas normave më elementare të drejtave të njeriut, do të duhej të ishte prapa grilave me dënimin kapital, sepse si ministër i informacionit, asnjë krim nuk ka mundur të ndodhë, jo vetëm pa dijen e tij , por edhe me pëlqimin e tij.

Evropa Plakë, i harroi vlerat e proklamuara demokratike dhe humaniste, duke mos treguar aspakempati për vrasjen e mbi 8 mijë qytetarëve evropianë të Bosnjës nëSrebernicë, vrasjen e 56 anëtarëve të familjes të mësuesit Shaban Jasharit në Prekaz ( fëmijë, femra, pleq dhe plaka) dhe të mbi 400 masakrave të tjera në Kosovë; dhunimin e mbi 20.400 femrave shqiptare vetëm mbi përkatësinë etnike, dëbimin me dhunë të mbi 859.000 shqiptarëve në Kosove, me të vetmi qëllim që të krijohet Serbia e Madhe, mbi bazën e gënjeshtrave patriotike, inventive serbe, të cilat janë baza, jo vetëm e mbijetesës së saj, por edhe të zgjerimit dhe të mbështetjes, të cilën ajo sot egëzon nga faktori ndërkombëtar në biseda të cilat sot zhvillohen në Bruksel.

Ajo që duke e hapur, dhe që BE nuk mund ta demanton në asnjë mënyrë, është se struktura e fasilituese e bisedimeve në Bruksel,nuk është rastësishme, as e drejtë, as dashamirëse e as asnjanëse. MirosllavLajçak dhe PetarStano janë nga Sllovakia, ndërsa i treti dhe kryesori është nga Spanja.

Pra, dy shtet e kundërshtare më të mëdha të Kosovës, e para për shkak të afrisë së tyre biologjike dhe e dyta për shkak të problemeve të brendshme të saja të cilat aspak nuk kanë lidhje me Kosovën.Fjala është për një skenar të projektuar të efektshëm të Serbisë me gënjeshtra e saja shumë të suksesshme patriotike me të cilat ajo edhe publikisht lavdërohet. Mendoni edhe më tutje se kjo është e rastësishme. Gaboheni keq!

Do të isha shumë i lumtur që e gjithë kjo është bërë si pasojë e gabimeve të prodhuar nga mosnjohja dhe injoranca e BE. Por kjo është pak e besueshme, andaj dhe gabimi i saj në thelb është antinjerëzor. Nuk e besoj se fasilatatorët e këtyre bisedimeve si dhe udhëheqja e BE-së nuk e ka lexuar Memorandumine Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të vitit 1996, me të cilën është parapara se për krijimine Serbisë Madhe duhet të vriten mbi 82 vetë në territoret jashtë Serbisë( siç u tha janë vra mbi 131.000 e jo 82.000) Në memorandumin e viti të 1996 i cili ishte skenar për gjenocidal serbe mbi qytetarët jo serbe në ish – Jugosllavi thuhet:

“Serbia e Madhe-është tepër dhe e ngushtë, dhe ata ( serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madh apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e Madhe ( jo vetëm për shkak të zgjeriminterritorial serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan) ... Në Memorandum rëndësi do t’i të ashtuquajturës “Lidhjes Vertikale Serbe” jo vetëm “Lidhjes Horizontale Serbe”.

Sipas kësaj lidhjeje të gjithë serbëve në Jugosllavi ( dhe në Evropë-H.H.) duhet t’u bëhet me e qartë çfarëështë qendra e tyre (Republika e Serbisë -v.Beogradi-H.H.) dhe çfarëështë periferia ( krahinat serbe apo territoret serbe: Republika Serbe e Bosnjës- dhe Republika Serbe e Kosovës-v.H.H.).

Siç mund të përfundohet fare lehtë BE me presionin për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Serbia me mençuri nuk quan Asociacionin për Bashkësi, është mbështetëse e politikës serbomadhe e cila çojë në tragjedi dhe u bë tmerr për popujt jo serb në ish-jugosllavi.

Të detyruar ta pranojnë të vërtetën ata deklarojnë: “ Për zyrtarët e Beogradit Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe do të duhej të ishte instrument i kohezionit serb de i unitetit të bashkësisë serbe në Kosovë dhe mekanizëm i fuqizimit të autorizimeve politike të lidhjes me Beogradin, siç edhe ka qenë dhe është motoja e Listës Serbe: ‘Sot votojmë për Listën Serbe, nesër votojmë për Serbinë ( Legjislacionin e VIII e mbuloftë turpi sepse kundërshtarit më të madh pavarësisë së Kosovës, z. Rakiq ia dhanë 92 vota). Lista Serbe e ka deklaruar hapur, se projekti Bashkësia e Komunave Serbe ështëprojekt për ta mbajtur mbajtur Serbinë në Kosovë.

Autorizimet të cilat do t’i kishte Asociacioni i themeluar, katërçipërisht dëshmon për krijimin e shtetit në shtet. Kështu, asociacioni përpos katër autorizimeve ekzekutive në katër fushat: (Zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban) kanë edhe pritshmëri të tjera, pasi t’i marrin nga të ashtuquajturat ‘organet paralele’ e që janë: të formojnë agjenci, institucione dhe ndërmarrje publike, lidhja e financiare e serbëve të Kosovës me Serbinë në sektorin publik etj.

Asociacionin nuk mund të formohet sepse bie në kundërshtim flagrantë me konceptine shteti multikulturor

Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, de në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova ështëmultietnik, andaj brenda saj çdo ndarje në vija etnike atakon konceptin dhe filozofinë e shtetit multietnik. Natyrisht këtë e dëshmon edhe deklarata në vazhdim e HansHakerupit ish-i dërguar special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuar për Kosovë: ” ekzistojnë njerëz në Beograd, por edhe në Kosovë, të cilët haptas angazhohen ‘për një ndarjeje sipas vijave etnike, e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244 për Kosovën”

Gabime dhe lëshime të turpshme kombëtare të “udhëheqësve” shqiptarë lidhur me asociacionin!

Megjithatë duhet të jemi korrekt dhe të sinqertë. Gabimi më i madhe është i “udhëheqësve shqiptarë; të cilët për 20 vite në vend se të punojnë në ndërtimin e shteit ligjor, demokratik, realizimine të drejtave të qytetarëve, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, atë e kanë nxitur dhe kultivuar krimin e organizuar, si dhe rrënuar ndërtimin e institucioneve të fuqishme, duke i atakuar themelet e shtetit të posa krijuar, mos puna e tyre si dhe puna e lidhur me krimin e organizuar, ata i ka bërë tëshantazhuar, si para faktorit ndërkombëtar, ashtu edhe para kriminelëve - udhëheqësve të Serbisë, të cilët duke i pasur brenda Kosovës shërbimet e tyre, në mesin e tyre edhe shumë shqiptarë, janë detyruar të veprojnë sipas diktatit të miqve të Serbisë, në këtë rast edhe të Bashkimit Evropian.

Gabimi më i madhe ka qenë pranimi për të hyrë në dialog pa platformë, të cilën gabim nuk e bërë Serbia. Në Biseda janë shkuar me duar në xhepa, pa përgatitje. Asnjëherë nuk e kanë hapur çështjen e krimeve të tmerrshme të Serbisë, me çka Kosova do të ishte nëofansivë. Deklaratat publike se Serbinë do ta padisin për gjenocid kanë qenë mashtruese, sepse asnjëherë këtë nuk e kanë bërë. Që të jem konkret, për asociacionin e komunave serbe tre vete mund të identifikohen si fajtorë e këta janë: Hashim Thaçi, EditaTahiri dhe Isa Mustafa. Këta tre persona, e kanë një rast të shfajësohen.

Këtë mund ta bëjnë duke e thënë të vërtetën, sepse populli shqiptar është human di me falë, atë që falet. Pa hyrë në spekulime, kjo është kërkesa ime dashamirëse për këta tre persona përgjegjës kryesorë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kuvendi i Kosovës, në një nga mbledhjet e ardhshme, jo larg, duhet të anulojë këtë Marrëveshje ndërkombëtare vrastare për pavarësinë e Kosovës

Z. Stano, kjo marrëveshje nuk është bërë me vullnet. Është bërë me presion tëjashtëzakoshëm të dy “udhëheqësve”, të cilit supozoj se kanë qenë nën presion të madhe të faktorit ndërkombëtar të diktuar nga Serbia, por edhe për shkak të mëkateve të tyre si dhe të dobësive të tyre në fushën integriteti human dhe kombëtar. Kjo MARRËVESHJE NUK KRIJON PAQE.

Është zbatim konkret në praktik i Memorandumit të Akademisë Serbe së Shkencave dhe të Arteve të vitit 1986, i cili kalli luftën e tmerrshme në dekadën e fundit të shekullit XX. Për këtë arsye Kuvendi i posa formuar në një nga mbledhjet para duhet ta anulojë këtë marrëveshje të turpshme dhe raciste me anulimin e saj do të parandalohet një gjakderdhje e re shumë më e tmerrshme se ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit të shekullit XX. Këtë duhet të bëhet që të shpëtojnë nga tmerri gjeneratat e reja të gjithë popujve të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".