Qeveria Kurti II - Qeveri e re dhe e papërvojë!

Qeveria Kurti II - Qeveri e re dhe e papërvojë!
Qeveria Kurti II - Qeveri e re dhe e papërvojë!

Muhamet Kelmendi

  • 23 March 2021 - 18:20

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Kelmendi

Pas fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit është shkuar nga VV në rrugën jo të njohur të formimit të organeve të Republikës së Kosovës. U zgjodh Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit. Ky ishte veprim juridikisht i qëlluar për të ecur përpara. Mirëpo pse nuk eci rrugës normale të formimit të organeve tjera, përkatësisht të Presidentit dhe Qeverisë, VV mbetet të shihet. Në vend që të shkohet në zgjeshje të Presidentit dhe pastaj të emërohej mandatori dhe të bënte Qeverinë e Kurtit II, e cila do të votohej, u krijua Qeveria, pa e zgjedhur Presidentin, si dhe mbeti Presidenti pa zgjedhur. Mbetet të shihet këtu se a do të voton LDK Vjosa Osmanin në këtë post. Tërësisht tash këtu varet e ardhmja për të shkuar apo jo në zgjedhje të jashtëzakonshme. Risi mund të ketë??!! Në Qeverinë Kurti II është shkuar në ministra që fare nuk kanë përvojë në detyrat e marra. Këtu po përmendi fushat e jo emrat e ministrave. Fusha diplomatike, ajo e integrimeve dhe e diasporës, sikundër e arsimit, mirëqenies sociale etj., mbulohen me njerëz pa përvojë dhe unë nuk di se a kanë përgatitje në fushat e tilla. Kemi kështu një Qeveri krejt të re dhe të pa përvojë. Presim të shohim se si do të ecin punët. Edhe këta i kanë 100 ditë për të parë se ku gjinden. Si të ri shpresoj në energji të reja dhe në një ecje përpara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".