Sigurimi i vaksinës prioritet i Qeverisë së re

Sigurimi i vaksinës prioritet i Qeverisë së re
Sigurimi i vaksinës prioritet i Qeverisë së re

Skender Mulliqi

  • 25 March 2021 - 09:31

Shkruan: Skënder MULLIQI

 Koha dhe vitët  ikin shumë shpejt në kushte të jetës normale.Kur llogarisim tash kohën nën korona  virus, koha po kalon ngadalë  më shpresën së  një ditë do të ik edhe  virusi.Deri sa në mendje na sillën shumë mendime , njëri prej tyre mendimeve është kryesori.Llogarisim që sa më shpejt të vaksinohemi, duke iu kthyer jetës normale .

Deri sa vendët tjera po sigurojnë vaksinat , Kosova ka mbetur duke pritur. E pa ja ba hyzmetin kësaj pune vaksina nuk na vjen të dera. Qeveria Hoti premtojë që do të kemi vaksina , por kjo mbeti fontanë dëshirash.

Vaksina askush nuk falë , ato sigurohen nga buxheti I shtetit, dhe me forma tjera. Qytetarët e Kosovës për shumë vite kan mbetur  duke jetuar  në shpresa , së më në fund do të bëhët edhe për ata  mire .

Nese pushtetet e kaluara dështuan , pushteti actual sigurisht do të ketë interesimin shumë më të madh për sigurimin e vaksinës dhë për bërjën e jetës shumë më të mirë .Është bërë mirë që mjekët e Kosovës u vaksinuan në Shqipëri, së janë në radhët e para të zjarit nga COVID 19, mirëpo vaksinën po e presin edhe të tjerët.

Jemi popullatë e vogël dhe më një anagazhim më të madh ekzistojnë mundësitë e sigurimit të vaksinës.Do të ishte një befasi e mirë për Kosovën sigurimi  më I shpejtë i vaksinës nga Qeveria e Kurtit. Mjaftë deri më tash kemi pasur befasi për të keq , të cilat na kan kushtuar edhe më shëndet. Njerëzitë janë merzitur shumë  më këtë gjendje të krijuar nga ekonomia e dobët dhe nga virusi.

E kan humbur ritmin e jetës normale. E kan humbur programimin e jetës , mos të flasim për fundin e javës , e cila në mbarë botën është pushim, relaksim për ditët  e punës të javës në vijim. Po jetojmë pa planifikuar jetën , po jetojnë nga dita në ditë , më shpresë së do të ndëgjojmë lajme të mira lidhur më atë, së kur do të lirohemi nga kjo sëmundje e shekullit, e cila po mere shumë jetëra njerëzish  .

Jeta nuk po shkon krahas natyrës së njeriut , përkundrazi…Në këto kohë të liga ndoshta si të vetmin ngushëllim i kemi fjalët e mira , fjalët e shpresës së do të bëhët mirë. Njerëzit janë duke bashkëjetuar më frikën .Sytë dhe mendja  është orjentuar nga mjekët , të cilët janë vu para një misioni sa  të rrezikshem , human dhe historic…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".