Modeli i Qeverisë Kurti 2 një kthesë e madhe: Pa kushtëzime e shantazhe të Listës Serbe, pa pazare pas zgjedhorë në kurriz të qytetarëve

Modeli i Qeverisë Kurti 2 një kthesë e madhe: Pa kushtëzime e shantazhe të Listës Serbe, pa pazare pas zgjedhorë në kurriz të qytetarëve
Modeli i Qeverisë Kurti 2 një kthesë e madhe: Pa kushtëzime e shantazhe të Listës Serbe, pa pazare pas zgjedhorë në kurriz të qytetarëve

Xhevat Meha

  • 25 March 2021 - 19:01

Shkruan: ANALIST- Xhevat Meha

Është fakt që qeveritë e deritanishme janë formuar me pjesëmarrje dhe në vartësi të votave të Listës Serbe. Nuk do ishte problem kjo sikur këta deputet të përfaqësonin interesat e serbëve të Kosovës. Problem është se këta deputet jo fshehtas por haptas luftojnë për fuqizimin e interesave të shtetit të Serbisë brenda institucioneve të Kosovës, janë dora zyrtare e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës. Qeveria Kurti 2 ka edhe një risi, është qeveri pa koalicione pas zgjedhore me partitë shqiptare.

Koalicioni parazgjedhor Albin-Vjosa ka eliminuar pazaret e interesave të individëve dhe grupeve që bëheshin në kurriz të interesave të qytetarëve. Këtë e shoh si fillim i praktikave të reja qeverisëse ndryshe nga të deritanishmet. Tani shoh se po futemi në periudhën ku skena politike do të dominohet nga dy subjekte politike ose nga dy grupime politike. Kjo do të ishte e mirë për Kosovën nëse plotësohen edhe kushtet tjera që janë të domosdoshme. Kushtet që janë të domosdoshme për këtë janë ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe demokratizimi i brendshëm i partive politike. Edhe sistemi zgjedhor edhe demokratizimi i brendshëm i partive politike duhet të lidhin drejtpërdrejtë përfaqësuesin e interesave të qytetarëve me votuesin pa ndërhyrje të krerëve të partive politike. Ky ndryshim do të lidhte përgjegjësin dhe meritat e përfaqësuesit politik me votuesit që tani po mungon për shkak të ndërhyrjeve të krerëve të partive politike me petkun e interesit partiak e që në fakt është interes i individëve dhe grupeve në kurriz të qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".