Politika e inkriminuar do ta merr goditjen tjetër të fuqishme në zgjedhjet lokale të vjeshtës, qytetari duron por din edhe të ndëshkon

Politika e inkriminuar do ta merr goditjen tjetër të fuqishme në zgjedhjet lokale të vjeshtës, qytetari duron por din edhe të ndëshkon
Politika e inkriminuar do ta merr goditjen tjetër të fuqishme në zgjedhjet lokale të vjeshtës, qytetari duron por din edhe të ndëshkon

Arsim Haziri

  • 26 March 2021 - 17:28

Shkruan: ANALIST- Arsim Haziri

Partitë e vjetra dhe të ndëshkuara në zgjedhjet nacionale sipas gjitha gjasave kanë për t'u ndëshkuara edhe në zgjedhjet lokale, dhe një angazhim paksa i hershëm tregon për përpjekjet që janë duke i bërë për t'i ndërprerë rëniet. Keqqeverisja duhet ndëshkuar, pavarësisht se nga vjen, qytetarit duhet t'i shkoj shërbimi i drejt në mënyrë që të rritet cilësia e jetës.

Aktualisht ajo qeverisje racionale, që do të duhej të ishte, nuk ka qenë me gjitha qeverisjet e deritanishme, dhe këtë qasje qytetari ka filluar për ta ndëshkuar, dhe kjo është gjë e mirë, pasi vë në qendër qytetarin si përcaktues të politikave sociale. Klasa e të korruptuarve duhet të minimizohet akoma dhe vendi t'i kthehet sundimit ligjor dhe stabilitetit të përgjithshëm normativ. Ata ishin për më shumë se dy dekada në pushtet. Nuk janë pak 22 vite. Kishin mundësi që këtë vend ta zhvillonin, ta ndryshonin tërësisht pamjen dhe strukturën e gjithmbarshme ekonomike e arsimore. Por çfarë kanë bërë për këto dy dekada? E kanë degraduar këtë vend ne çdo aspekt, në atë ekonomik, social arsimor e kulturor, në rend dhe ligj, dhe për më keq ia kanë vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin për integrim në familjen evropiane. Kemi thënë që pasqyra e një shteti janë shkollat, universitete, është shëndeti I popullit dhe institucionet e përkujdesjes, spitalet, për të vazhduar me ekonominë që siguron perspektivën e jetesës për secilin si individ dhe familje. Të gjitha këto janë degraduar dhe kemi një gjendje të mjerueshme. Këta që ishin në pushtet deri sot e kanë sjellë një gjendje të tillë. Kjo pra është arsyeja pse sovrani u zgjua dhe pas 22 viteve jua tregoi vendin me votë të gjithë atyre që për dy dekada abuzuan dhe mashtruan, sepse për këto vite ata edhe u tallen me besimin që jua dha qytetari.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".