Aktrimi i znj.Rama për z.Kurt i- akt juridikisht i pa tolerueshëm!

Aktrimi i znj.Rama për z.Kurt i- akt juridikisht i pa tolerueshëm!
Aktrimi i znj.Rama për z.Kurt i- akt juridikisht i pa tolerueshëm!

Muhamet Kelmendi

  • 27 March 2021 - 09:59

Shkruan: Prof.Dr.Muhamet Kelmendi
 

Fare nuk është praktike dhe as nuk ka gjë më të dëmshme se përzierja e gjyqësorit në politikën e vendit jashtë normave kushtetuese. Znj. Rama-Hajrizi me urim i ka tejkaluar  të gjithë kufijtë e përcaktuar për pavarësinë e pushteteve në Kosovë. Urimi i znj. Arta për Z.Kurti është prapështi e veçantë dhe shumë e dëmshme në skenën tonë ashtu kështu të rëndë të gjyqësorit. Nuk ka rast askund në botë që një Kryetare e një Gjykate Kushtetuese ta  uron Kryeministrin. Me këtë akt urimi Kryetarja ka treguar një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë. Kjo është e pa tolerueshme dhe në kundërshtim me shtetin ligjor.  Nuk ka bashkëpunim. Gjykata Kushtetuese është e thirrur juridikisht për ta mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Republikën e Kosovës në bazë të Kushtetutës. E keqja është animi a frika e Kryetares. Animi nga Kryeministri në aspektin ideologjike apo frika nga VETTING-u për tu shkarkuar nga detyra e Kryetares. Si njëra anë, ashtu edhe tjetra, janë të ndaluara, sepse nuk ka anim dhe as frikë, nëse mbështetesh në ligj. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohet ligjit. Kryetarja nuk ka ideologji politike dhe as nuk duhet të ketë frikë nga asnjë masë juridike. Ajo është e pavarur dhe i nënshtrohet aktit më të lartë juridik, Kushtetutës. Duke dërguar letër urimi e ka humbur Gjykata Kushtetuese karakterin e organit më të lartë gjyqësor, i cili e ka fjalën e fundit në çdo çështje kontestuese kushtetuese. Para prirja me letër përshëndetëse të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese për z. Kurti është shkelje e rëndë dhe mbetet vetëm dorëheqja e kësaj zonje nga ajo detyrë. Kudo ky do të ishte përfundimi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".