Politikanët e korruptuar dhe të dështuar i lan 5 milion shqiptarë në geto!
Ismail Muçiqi
Shkruan:Ismail Muciqi
Tranzicionit nga sistemi komunistë – socialist i cili ndodhi gjatë shekullit të kaluar në shumë vende të Ballkanit dhe të Evropës Shqiptarët mbetën populli më i përbuzur dhe i anashkaluar nga strukturat e burokracisë të bashkimit Evropian përkatësisht nga selija e qendrës në Bruksel.
Kësaj gjendje pa dyshim i kontribuan garniturat e korruptuara dhe të dështuara të politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Shqipëria si shtet amë e cila më shumë se një shekull është shtet i pranuar dhe i anëtarësuar në asamblenë e kombeve të bashkuara, ende për shkak të dështimeve të politikajve të cilët qeverisën me vendin ende po sillet në moqealin e Ballkanit.
Shqipëria duhet të ishte shembull dhe model në transformimin dhe zhvillimin e sistemit demokratikë për ti hapë rrugë vetes në integrimet euroatlantike. Mjerisht këto procese nuk ndodhën dhe vështirë njeriu mund të parashikoj se ky vend do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Dëmin më të madh shtetit amë ja shkaktoj sistemi i egër komunist i shekullit të kaluar. Tani pas ramjes së sistemit monist diktatorial Shqipëria nuk arriti ta ndërtoj dhe kultivojë frymën demokratike dhe emancipimin e shoqërisë në përgjithësi. Fajtorë për këtë pa dyshim ishin dhe janë politikanët dhe personalitetet të cilët udhëheqin me vendin.
Edhe pas 1 shekulli asesi kasta politike nuk po gjen rrugë që vendin ta zhvillojë dhe stabilizoj karshi nevojave dhe kërkesave të politikës pragmatike të kohës. Pa përgjegjësia dhe pa dituria e klasës politike e cila udheheqi qe nga paslufta Shtetin e Kosovës e kanë futur ne geto Bashkimi Evropian përkatësisht Evropa e shterp po bënë eksperimente me qytetaret e Kosovës të cilit janë i vetmi popull i izoluar ne geto pa viza pa e pasur të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet tjera.
Premtimet e kota se në këtë muaj apo në këtë vit do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovarët, ishin premtime dhe propagant e qendrave të vendosjes të Bashkimit Evropian selia në Bruksel. Asnjëherë që nga shekulli i fundit Shqiptarët nuk arritën të bashkohen dhe të flasin me një zë për interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare.
Anomalia e kohës nuk donë koment sot të vetmit në Evropë janë qytetarët e Kosovës të cilët përpos që kanë mbetur të izoluar ende institucionet e shtetit nuk arritën që ta sjellin edhe një vaksinë të vetme në Kosovë. Ky është mjerimi dhe fati i keq me të cilën po përballen qytetaret e të dy Shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Përçarjet në skenën politikë të Shqipërisë kanë arritur kulminacionin mu në prag të zgjedheve nacionale të cilat priten të mbahen në muajin Prill të këti viti. Lufta për ta rrëmbyer pushtetin pa përfillur norma demokratike ka humbur çdo kuptim të moralit njerëzore dhe të etikës tradicionale të kulturës Shqiptare.
Në Kosovë derisa qytetaret po përballen me rrezikun nga Koronavirusi, me krizën ekonomike sociale, me mungesën e vendeve të punës partitë politike janë ngritur në këmbë kundër njëra tjetrës duke bërë bllokada dhe opstrukcione për ti zgjedhur institucionet e shtetit e kjo më së miri po tregon rasti i zgjedhjes së Presidentes së vendit.
Të gjitha këto të këqija Shqiptareve jau solli politika e mbrapsht e individëve dhe grupeve mafioze të cilat hynë në politikë pa pasur dije përvojë, arsimim dhe përkushtim për të mirën e vendit. Kur je i përqar mos prit ndihmën e askujt kjo u vërtetua edhe sot kur diplomatët Francezë të cilët përfaqësojnë Francën dhe Parlamentin e Evropës u deklaruan haptazi kundër liberalizimit të vizave për Kosovarët dhe kundër proceseve tjera integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Shoqëria Shqiptare është në krizë dhe sa më parë që është e mundur i nevojitet terapia për tu shëruar brenda kufijve shtetëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".