Opozita e pa përgjegjshme, pret ultimatumin ndërkombëtar për të mos bllokuar zgjedhjen e presidentit të shteti

Opozita e pa përgjegjshme, pret ultimatumin ndërkombëtar për të mos bllokuar zgjedhjen e presidentit të shteti
Opozita e pa përgjegjshme, pret ultimatumin ndërkombëtar për të mos bllokuar zgjedhjen e presidentit të shteti

Ragip Guraziu

  • 28 March 2021 - 12:35

Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu

Mbetet të besojmë dhe të shpresojmë që tre subjektet politike opozitare do ta kuptojnë si duhet mesazhin e fundit të shteteve të Kuintit dhe do të sillen ashtu siç e kërkon interesi i shtetit të Kosovës dhe i qytetarëve. Të gjithë së bashku duhet të krijojnë kushte për mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit të shtetit. Ndryshe ky shqetësim i ambasadorëve të vendeve mike-Kuintit, do të jetë kjo vërejtja e fundit e faktorit ndërkombëtar për ti mbushur mend tre subjektet politike në opozitë që ta respektojnë vullnetin qytetar, ligjet dhe kushtetutën, për ti hapur rrugë procesit të finalizimit dhe kompletimit të institucioneve të shtetit sipas rezultatit të 14 shkurtit. Ndryshe i pretë izolimi dhe ndëshkimi politik dhe diplomatik.

“Mos të vlojmë si tambli mbi shporet”, thotë populli. Kur pikërisht më 24 Mars, në 22 vjetrin nga bombardimet e NATO-s, që aso kohe e gjithë Bota ktheu kryet nga Kosova, dhe pse nuk përfundoi me kaq, dhe bombardimet zgjatë 75 dite deri sa u bombardua edhe Beogradi, për të ndodh Marrëveshja e Kumanovës deri te shpallja e pavarësisë së cunguar të Kosovës, falë shteteve mike të Kosovës, edhe pse Presidenti Historik siç po e quajnë tani, Ibrahim Rugova dhe pastaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jasharin, familja Jashari dhe jasharajve të tjerë, pa të gjitha këto Kosova nuk do ishte këtu ku jemi. Këtë po dua ta ndërlidhi edhe me reagimin e fundit të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it(ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë), të cilët përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga partitë politike, tani të përfaqësuara në Kuvend, të krijojnë kushte për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Kanë kaluar kaq vite në liri dhe akoma duhet të kujdesen ndërkombëtarët për politikën tonë, sikur prindi për fëmijën e lazdruar. Kjo na lë të kuptojmë se politikës kosovare po i vjen edhe një 'FLAKARESH'', i nxehtë, dhe duhet të kemi kujdes në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Kur nuk po mundemi vet-duhet të jemi të dëgjueshëm ose na morri lumi. Por pyetja do të ishte; se a do të arrij faktori ndërkombëtar që ta luaj dhe realizon në plotëni rolin e vetë “këshillëdhënës” për ta finalizuar kompletimin e institucioneve të reja me zgjedhjen e Presidentit të vendit, çështje e mbetur koma pezull për shkak të paralajmërimeve destruktive të partive politike në opozitë rreth mos pjesëmarrjes në proces votimi dhe të krijimit të kushteve për punë.

Gjithsesi që kjo ndërhyrje e re e Kuintit lidhur me këtë ngërç institucional është edhe një flakaresh i rëndë për politikën fisnore të Kosovës e cila për inate dhe nga lakmia për pushtet është gati ta shkatërron shtetin, po nuk kujdestaruan ndërkombëtarët dhe ti kapin ”për veshi”! Ambasadorët e vendeve mike përveç urimit dhe mbështetjes së dhënë për konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Qeverisë së re, kanë deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, duke përfshirë edhe presidencën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".